ATHINE- Mbesa e kryeministrit të Shqipërisë Sali Berishës Aleksandra Berbera është martuar me grekun Nikos Veneris, me profesion polic në ministrisë e Brendshme të Greqisë. Ceremonia fetare u bë në kishën e Shën Andreut në Patra, shtator të vitit 2008. Për këtë ngjarje që lidhet direkt me familjen e kryeministrit të Shqipërisë nuk ka shkruar asnjë gazetë kryesore greke, por vetëm një gazete dorë së dytë që më shumë në faqet e saja pasqyrohen lajme nga diaspora greke e Australisë.
Gazeta "O KOSMOS" e datës 17 shtator 2008 boton në faqen e saj fotografinë nga dasma e mbesës së Sali Berishës. Në këtë ceremoni mungoi vetë kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha si pasojë e ngarkesës së punëve, por në ceremoninë e dasmës dhe fetare ishte vajza e kryeministrit Argita Berisha-Malltezi bashkë me bashkëshortin e saj Jamarbër Malltezi.
Gjithashtu morën pjesë edhe shumë zyrtarë shtetërorë të Shqipërisë si Bashkim Bektashi me gruan e tij Arjanën, biznesmeni Remzi Hoxha, përfaqësuesi i Shqipërisë në NATO dhe kushërira Orlinda Malltezi, miq të çiftit të ri. Pas muzikës dhe ritit fetar çifti u nis për muajn e mjaltit në Shqipëri. Fill pas kësaj krushqie Sali Berisha firmosi dhurimin e detit Jon shqiptar Greqisë në marrëveshjen e Maj 2009 midis Kryeministrit Sali Berisha e Kryeministrit grek Kosta Karamalisë.
(A.Llalla/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com