Mbështetësit e Berishës goditën me vezë makinën e Bashës, Bardhi: Çfarë turpi! 20 antimitingashët, si vullnetarët shëtitës të Enverit, model i vjetruar

Mbështetësit e Berishës goditën me vezë makinën e Bashës, Bardhi: Çfarë turpi! 20 antimitingashët, si vullnetarët shëtitës të Enverit, model i vjetruar

Në foto Enver Hoxha dhe Sali Berisha

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me protestën e mbështetësve të Sali Berishës sot, teksa ai po zhvillonte një takim me demokratët në Tiranë.

'Turp' dhe 'shëmti' e konsideron Bardhi protestën, teksa i krahason mbështetësit e Berishës me 'vullnetarë shëtitës të Enverit'. Ai akuzon Berishën se po keqpërdor gratë dhe të rinjtë. Bardhi ka postuar në Twitter dhe foto të Berishës me Enver Hoxhën.

"Çfarë shëmtie, çfarë turpi! 20 antimitingashët, si vullnetarët shëtitës të Enverit, jo vetëm model i vjetruar dhe vetëdiskretitues, por prova më kuptimplotë se e shkuara duhet lënë pas përgjithmonë.  Keqpërdorimi i grave dhe të rinjve si mjet dhune i pakicës brenda të njëjtës familje politike tregon se porositësi e ndien fundin e vet politik. Për PD, gratë dhe të rinjtë janë gur themeli për ringritjen si një forcë moderne drejt pushtetit", shkruan Bardhi.

 


Lajmi kryesor:

Basha takim 2 kate poshtë zyrës së Komisionit të Rithemelimit, mbështetësit e Berishës e presin me protesta dhe i qëllojnë me vezë makinën: Tradhtar, o plehrë (VIDEO)


/AV/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Tani në shënjestrën e Kievit janë depot dhe logjistika ruse, por edhe trupat e Penjanit

Lufta/ Tani në shënjestrën e Kievit janë depot dhe logjistika ruse, por edhe trupat e Penjanit