Pas protestës së 8 janarit, ku u shkatërruan dyert e dritare e selisë blu, të rinj mbështetës të Sali Berishës kanë shkuar sërish sot në 'shtëpinë e demokratëve' për të bërë një deklaratë, por janë hasur me dyert e mbyllura të zyrave të FRPD.

Ata nuk i kanë kursyer akuzat ndaj Bashës, duke e quajtur 'peng Basha', ndërsa thanë se ai ka shndërruar në bunker selinë e PD.  

"Sot nuk lejohem të futemi në zyrën time, është batisur, është lyer me alkool për të fshirë gjurmët. Kjo që po ndodh është tragjike që PD të shndërrohet në këtë derexhe. para pak javësh u bastis edhe zyra e kryetarit Këlliçi, ai denoncoi, por policia nuk u përgjigj, ndërsa u përgjigj për 10 sekonda kur Basha kërkoi ndihëm se gjasme po i rrezikohej jeta. Kujt i hedh gaz lotsjellës Lulzim Basha, demokratëve? Unë që deri në shtator ishte  e pazëvendësueshme ndërsa më pas u ktheva në jo substanciale? Është tragjike për Shqipërinë sepse po kërcënohet pluralizmi. Nëse Basha ka ndonjë dyshim mbi shumicën e anëtarëve që e shkarkuan, të kalojë në votëbesim", tha një nga përfaqësuesit e të rinjve të Berishës.

Një tjetër prej të rinjve akuzoi Bashën se e ka kthyer PD në 'çerdhe të krimit', teksa shtoi se ata kanë punuar 8 vite që ai të bëhej kryeministër, por se ai nuk donte.

"Peng Basha e ka kthyer PD në çerdhe të krimit, shtëpi të mercenarëve të paguar, kundër të rinjve. Në zyra akoma është aroma e gazit lotsjellës. Pse ka frikë nga ne, kemi 8 vite që punojmë për këtë, kemi shkuar burgjeve duke u përpjekur ta bëjmë kryeministër, po ku e dinim ne që ky nuk donte. I bëj thirrje të largohet, s'kemi asgjë me të, pro nuk e bën dot kryetarin, nuk na drejton dot", u shpreh mbështetësi i Berishës.

N 8 janar, mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha sulmuan selinë e Partisë Demokratike. U desh ndërhyrja e policisë, që situata të vihej nën kontroll në pak minuta, pasi por rrezikohej seriozisht jeta e deputetëve që ndodheshin brenda selisë si dhe kreut të PD-së Lulzim Bashës. Nga ana tjetër Sali Berisha u rikthye në vendin e krimit, ndërsa i cilësoi 'dhunuesit' si heronj duke shtuar ato ruajtën gjakftohtësinë dhe rrëzuan dyert e blinduara të 'Lul Bravës'. Ndonëse nga pamjet u pa qartë se kush ishte urdhëruesi i sulmit, emri i Sali Berishës nuk rezulton tek lista që policia e shtetit publikoi teksa dha inicialet e të arrestuarve, të shoqëruarve, dhe atyre që po hetohen në gjendje të lirë. Në total janë 34 të arrestuar dhe 18 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.