Tashmë duket se edhe vetë mbështetësit e Sali Berishës janë lodhur prej fjalimeve të tij. ‘Refreni’ i përhershëm, i përditësuar tek-tuk me ndonjë ngjarje të ditës, nuk iu ka hyrë fare në sy mbështetësve të tij që e kanë ndjekur gjatë foltores në degën 7.
Një prej tyre ia ka bërë të qartë se fjalime të tilla nuk i interesojnë askujt, por kanë nevojë vetëm për shpresë të vërtetë.
“Do të kemi fuqinë që t’ua ndezim njerëzve shpresën për të ecur përpara për mirë sepse shpresa ka vdekur. Ka vdekur totalisht. Domethënë reforma territoriale, burgu, Vatikani etj, pa dashur të ofendoj asnjërin nga parafolësit, nuk e vë njeri ujin në zjarr për këto. Ne duam të rindizet shpresa”, tha mbështetësi.
Komente












