
Lufta po kalon një nga momentet më të ndjeshme që nga pushtimi i Moskës. Ndërsa forcat mbrojtëse ukrainase vazhdojnë operacionin për çlirimin e Pokrovskut nga ushtria ruse – Kremlini mbrëmë njoftoi se kishte rrëzuar 26 dronë të dërguar nga Kievi –, në një bisedë telefonike, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i tha presidentit ukrainas Zelensky se “do të miratojmë paketën tonë të zgjerimit, e cila do të vlerësojë përpjekjet e jashtëzakonshme që Ukraina ka treguar në rrugëtimin e saj evropian gjatë vitit të fundit. Mesazhi i Komisionit është i qartë: Ukraina është gati të ecë përpara” drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Megjithatë, kjo rrugë për momentin mbetet e bllokuar nga vetoja e Hungarisë.
Bisedën me Von Der Leyen e njoftoi edhe Presidenti ukrainas në llogarinë e tij në X, ku thotë se pas bisedës me Presidenten e Komisionit Evropian dhe në prag të publikimit të Raport Progresit për 2025-ën, pret një "produkt' të mirë për Ukrainën.
I had a good conversation with President of the European Commission @vonderleyen.
Tomorrow, the annual report within the 2025 Enlargement Package will be published. We discussed Ukraine’s progress on the path toward membership in the European Union, and there is every reason to… pic.twitter.com/RST1r38GVL— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) November 3, 2025
Lajmi kryesor:
Lufta/ Aeroportet e Brukselit dhe Liege rihapen pas mbylljes për shkak të dronëve! Zelensky: Rusët u detyruan të shtyjnë kapjen e qyteteve Pokrovsk eDobropillia









