Rusia ka nisur një sulm të ri masiv me dronë kundër objekteve portuale dhe energjetike në rajonin e Odesës, raportoi guvernatori Oleg Kiper, sipas Ukrinform. 

Dy valë sulmesh shkaktuan gjithashtu zjarre. Disa nga dronët u interceptuan, por të tjerët nuk mundën të rrëzoheshin dhe të godisnin objektivat e tyre.

Ndërkohë, Moska thotë se ka rrëzuar dhe shkatërruar 85 dronë ukrainas gjatë natës nëpërmjet sistemeve të tyre të mbrojtjes ajrore. 

40 u goditën në rajonin e Voronezh, 20 në rajonin e Novgorod, 10 në rajonin e Belgorod, 6 në rajonin e Kurskut, 4 në rajonin e Lipetsk, 2 në rajonin e Volgogradit, 2 në Republikën e Bashkortostanit dhe një në rajonin e Saratovit.

I paqartë ndërkohë mbetet qëllimi i fluturimit të një avioni zbulues amerikan mbi Detin e Zi, i cili u vërejt në faqen online të trafikut ajror Flightradar 24.

Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u takua me një grup ushtarësh në postin komandues të Korpusit të 1-rë Azov të Gardës Kombëtare, i cili po "vazhdon mbrojtjen në drejtim të Dobropillia-s", një qytet në Donetsk i rrethuar nga rusët.

Aeroporti i Brukselit dhe ai i Liege u rihapëën sërisht në orën 10 të mbrëmjes pasu u mbyllën pak para orës 20:00 si masë sigurie pas një raportimit për pranië të dronëve mbi aeroport.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:55
Ushtria ukrainase sulmon një rafineri nafte në Rusi

1749214872_ukraine.jpg

Ushtria ukrainase tha se goditi një rafineri nafte në rajonin rus të Nizhny Novgorod, në lindje të Moskës. Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, në një postim në Telegram, shpjegoi se ushtria shënjestroi rafinerinë Lukoil në qytetin e Kstovos, e cila po furnizonte ushtrinë ruse me furnizime.

Shkalla e dëmit po vlerësohet, shtoi ajo. Nuk ka pasur asnjë konfirmim zyrtar nga Moska për sulmin, por guvernatori i rajonit të Nizhny Novgorod, Gleb Nikitin, tha se njësitë ruse të mbrojtjes ajrore zmbrapsën një sulm nga 20 dronë pranë Kstovos.

Ora 21:45
Putin: Nëndetësja Poseidon dhe raketa Burevestnik do të sigurojnë barazi strategjike

1760680761_vladimirputin.jpeg

Presidneti i Rusisë Vladimir Putin tha se raketa Burevestnik dhe mjeti nënujor pa pilot Poseidon do të sigurojnë barazi strategjike gjatë gjithë shekullit të 21-të.

"Rezultati që keni arritur është, pa ekzagjerim, me rëndësi historike për popullin tonë, për sigurimin e sigurisë dhe barazisë strategjike për dekadat e ardhshme dhe, mund të thuhet madje, për të gjithë shekullin e 21-të", tha Putin.

Ora 21:15
Dron mbi Aeroportin e Brukselit dhe Liège, pezullohen fluturimet

1762287225_aa.JPG

Trafiku ajror në Aeroportin e Brukselit u ndal pak para orës 20:00 si masë sigurie pas një raportimi për dron. Kjo u njoftua nga Skeyes, autoriteti belg i kontrollit të trafikut ajror. Pak para orës 20:00, u raportua se një dron fluturonte mbi aeroport, shpjegoi zëdhënësi i Skeyes, Kurt Verëilligen, siç citohet nga agjencia Belga.

"Si masë paraprake, i gjithë trafiku ajror është pezulluar përkohësisht", shtoi ai.

Sipas Het Laatste Nieuës, disa fluturime me destinacion Zaventem u devijuan, veçanërisht në Aeroportin e Liège. Nieuësblad raporton se fluturimi i fundit u nis nga Aeroporti i Brukselit në orën 19:37, dhe fluturimi hyrës u ul në orën 19:46.

Edhe aeroporti i Liège-it ka njoftuar se aktualisht është i mbyllur pas pranisë së dronëve.

Ora 17:09
Zelensky kërkon anëtarësimin e Ukrainës në BE! Presidenti: Këtë e mbështet edhe Trump

1761299335_volodymyrzelensky.ëebp

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Presidenti i SHBA-së Donald Trump mbështet kërkesën e Ukrainës për t'u anëtarësuar në BE.

Zelensky, deklaroi sot se Ukraina duhet të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian përpara vitit 2030, duke theksuar se vendi i tij meriton “pjesëmarrje të plotë dhe të barabartë” në familjen evropiane.

Ora 10:04
Mbështetja e Von der Leyen për Ukrainën: Gati për anëtarësim në BE

1762151935_volodymyrzelenskyursulavonderleyen.jpeg

Lufta po kalon një nga momentet më të ndjeshme që nga pushtimi i Moskës. Ndërsa forcat mbrojtëse ukrainase vazhdojnë operacionin për çlirimin e Pokrovskut nga ushtria ruse – Kremlini mbrëmë njoftoi se kishte rrëzuar 26 dronë të dërguar nga Kievi –, në një bisedë telefonike, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i tha presidentit ukrainas Zelensky se “do të miratojmë paketën tonë të zgjerimit, e cila do të vlerësojë përpjekjet e jashtëzakonshme që Ukraina ka treguar në rrugëtimin e saj evropian gjatë vitit të fundit. Mesazhi i Komisionit është i qartë: Ukraina është gati të ecë përpara” drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Megjithatë, kjo rrugë për momentin mbetet e bllokuar nga vetoja e Hungarisë.

Bisedën me Von Der Leyen e njoftoi edhe Presidenti ukrainas në llogarinë e tij në X, ku thotë se pas bisedës me Presidenten e Komisionit Evropian dhe në prag të publikimit të Raport Progresit për 2025-ën, pret një "produkt' të mirë për Ukrainën. 

 

Ora 09:59
Amerikanët dërgojnë avion zbulues mbi Detin e Zi

Një avion zbulues i Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara është vërejtur në hapësirën ajrore mbi Detin e Zi. Lajmi bëhet i ditur, sipas agjencisë Tass, nga shërbimi i monitorimit të fluturimeve Flightradar24.

Avioni ishte nisur nga baza ajrore Mildenhall në Mbretërinë e Bashkuar, kishte fluturuar mbi Holandë, Gjermani, Republikën Çeke, Sllovaki, Hungari dhe Rumani, më pas mbi Detin e Zi përtej Krimesë, dhe ishte kthyer pas. Në orën 5:15 sipas orës së Moskës (3:15 sipas orës shqiptare), avioni ndodhej sërish mbi bazën ajrore Mildenhall.