Mbështetja për Ukrainën, a rrezikohet Shqipëria? Babaramo: S’duhen dëgjuar budallenjtë e fshatit! Kemi garanci të plotë si vend anëtar i NATO-s

Gazetari Ilir Babaramo i ftuar në një lidhje skype për emisionin “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv analizoi vizitën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe samitin që u mbajt në Tiranë për Ukrainën.

Babaramo tha se Zelensky përsëriti thirrjet që ka bërë nedhe ndaj vendeve të tjera të Evropës për ndihma me armatime. Ndërsa sa u takon komenteve të disa analistëve lidhur me rrezikun që i kanoset Shqipërisë me rolin e saj të zgjeruar në diplomacinë ndërkombëtare në mbështetje të Ukrainës, Babaramo tha se është qesharake të mendohet se Shqipëria rrezikohet duke ndërmarrë rol më aktiv.

“Kjo është e keqja e masivizimit të mediave dhe rrjeteve sociale, dalin budallenjtë e fshatit e flasin. Shqipëria nuk ka asnjë lloj rreziku. Shqipëria ka garancitë e saj duke qenë anëtare e NATO-s, organizatës më të fortë që ka parë njerëzimi. Shteti i dytë shqiptar u arrit vetëm falë NATO-s”- tha Babaramo.

Duke vijuar më tej lidhur me bazën ajrore të NATO-s në Kuçovë, gazetari tha se vendit tonë nuk i kanoset asnjë lloj rreziku nga Rusia pasi baza do të shërbejë kryesisht për furnizimin e avionëve të NATO-s.

“Një bazë ajrore në Kucovë do jetë si një benzinatë ku avionët e NATO-s do ulen do furnizohen edhe do ikin. Është marrëzi, nuk ia vlen ta diskutojmë më fare, nëse Shqipëria ia vlen të kryejë funksionet e saj ndaj aleancës”- shtoi Babaramo.

Ndërsa gazetari Lavdrim Lita u shpreh se Shqipëria ka dhënë një ndihmë të jashtëzakonshme për Ukrainën në OKB duke pasur për 2 vite postin e anëtarit të përkohshëm në Këshillin e Sigurimit. Ai tha se vendi ynë mund të ofrojë një mbështetje të kufizuar në armatime.

“Zelensky është në hall sepse edhe ushtria e tij ka nevojë për armatime perëndimore dhe ndihmë financiare e diplomatike. Shqipëria ka dhënë një ndihmë të jashtëzakonshme në OKB duke pasur për 2 vite postin e anëtarit jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit. Mbështetja jonë ka qenë e kufizuar në armatime. Një nga diskutimet ka qenë bashkëprodhimi i municioneve si AK-47 apo i armëve që i duhen Ukrainës të ngjashme me modelin sovjektik që kemi pasur ne dikur. Zelensky nuk foli për pavarësinë e Kosovës por u kufizua në mesazhet kundër Putin”- u shpreh gazetari.

Në analizën e tyre, gazetarët u shprehën se Shqipëria si vend anëtar i NATO-s nuk është e rrezikuar nga Rusia. Por gazetari Babaramo theksoi se ashtu siç edhe Kroacia dhe Serbia, edhe Shqipëria duhet të rrisë kapacitetin e armatimeve duke nënvizuar rëndësinë e bashkërendimit të qëndrimeve me Kosovën dhe nevojën e një ushtrie të përbashkët.

“Shqipëria duhet të vazhdojë të japë ndihmën e saj modeste, aq sa mundet. Por kur ka një luftë globale ajo përhapet kudo dhe konfliktet rajonale janë të mundshme. Shqipëria duhet të armatoset, ashtu siç po bëjnë serbët prej vitesh dhe duhet të ketë sa më shumë bashkërendim i shtetit tonë me shtetin e Kosovës dhe ajo shprehja të mos jetë një ‘komb një qëndrim’ por të jetë një komb një ushtri”- argumentoi gazetari.

B.V//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD-së, Martin Leka në Report Tv: Po kthehet në rutinë, Berisha nuk ka njerëz! Përdor propagandë për të karikuar simpatizantët! Më shumë kishte policë

Protesta e PD-së, Martin Leka në Report Tv: Po kthehet në rutinë, Berisha nuk ka njerëz! Përdor propagandë për të karikuar simpatizantët! Më shumë kishte policë