Mbështetje e të rinjve përmes sportit: Bankers dhuron pajisje sportive për 240 nxënësit e shkollës e Zharrzës

Mbështetje e të rinjve përmes sportit: Bankers dhuron pajisje sportive për 240 nxënësit e shkollës e Zharrzës

Nxënësit duke luajtur me pajisjet sportive të dhuruara nga Bankers Petroleum Albania

Bankers Petroleum Albania ka bërë një donacion bujar pajisjesh sportive për Shkollën e Mesme të Bashkuar “Sotir Capo” në Zharrëz, duke përforcuar angazhimin e saj për të mbështetur komunitetet vendase dhe nxitur zhvillimin e të rinjve.

Kompania ka mundësuar pajisjen me artikuj sportivë që përfshijnë: topa volejbolli, basketbolli, topa futbolli, pajisje konike për stërvitje, rrjeta volejbolli dhe mjete të tjera të nevojshme. Ky donacion synon të përmirësojë programin e edukimit fizik të shkollës dhe të promovojë rëndësinë e sportit dhe fitnesit tek nxënësit. Me këto burime të reja, ata do të kenë mundësinë të përfshihen në një sërë aktivitetesh fizike, të cilat janë vendimtare për shëndetin e tyre fizik, mirëqenien mendore dhe zhvillimin e përgjithshëm.
 
Tek Bankers Petroleum Albania, besimi në fuqinë e sportit për të ndikuar pozitivisht në jetën e të rinjve është i fortë. Angazhimi në aktivitetin e rregullt fizik jo vetëm që ndihmon shëndetin e të rinjve, por gjithashtu i familjarizon ato me aftësi të vlefshme jetësore si: puna në grup, disiplinën dhe këmbënguljen. Duke ofruar këto materiale sportive bazë, Bankers Petroleum shpreson të inkurajojë një mënyrë jetese të shëndetshme dhe aktive dhe të ndihmojë nxënësit e shkollës së mesme Zharrza të arrijnë qëllimet e tyre sportive.
 
Drejtoresha e shkollës, Matilda Koliçi shprehu mirënjohjen për donacionin, duke theksuar se mjetet e reja do të përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e orëve të edukimit fizik dhe aktiviteteve sportive jashtëshkollore.

“Nxënësit janë shumë të interesuar për zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe ne synojmë që të krijojmë të gjitha kushtet e nevojshme për ta”,-tha znj.Kolici.

Bankers Petroleum Albania ka një traditë të gjatë për të kontribuar në komunitetet ku operon. Ky donacion është pjesë e nismës më të gjerë të kompanisë për të mbështetur arsimin, shëndetin dhe zhvillimin e rinisë në Shqipëri.

“Një nga shtyllat e programit tonë për investimet në komunitet është arsimi dhe gjatë muajve të fundit kemi nisur një bashkëpunim me shkolla të ndryshme në zonë për t’i pajisur me mjete sportive për të nxitur zhvillimin e sporteve tek të rinjtë”, tha Koordinatorja e MArrëdhënieve në Komunitet, Entela Noka.

Bankers Petroleum është e përkushtuar për të ndikuar pozitivisht dhe për të nxitur një të ardhme më të ndritshme për brezin e ardhshëm. Kompania mezi pret të shohë nxënësit të shijojnë dhe të përfitojnë nga këto pajisje të reja.

K.M/S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Iu sekuestruan 50 mln euro pasuri, Kristjan Boçi reagon sërish: Një shqiptar i vërtetë nuk abuzon me Kombin e vet

Iu sekuestruan 50 mln euro pasuri, Kristjan Boçi reagon sërish: Një shqiptar i vërtetë nuk abuzon me Kombin e vet