'Mbeta shtatzanë...', rrëfimi rrëqethës i gruas nga Kosova të përdhunuar nga serbët: Ja ç'bëhet me fëmijën (VIDEO)

'Mbeta shtatzanë...', rrëfimi rrëqethës i gruas nga Kosova të përdhunuar nga serbët: Ja ç'bëhet me fëmijën (VIDEO)

Gruaja e dhunuar

Më shumë se 20 000 gra shqiptare nga Kosova janë dhunuar seksualisht nga forcat serbe. Njëra prej ka pranuar që të rrefej të gjithë tmerrin e përjetuar gjatë asaj periudhe. Ajo ka folur për fotografinë që u shfaq në Kuvendin e Kosovës ku edhe pse nuk ishte e luftës së Kosovës, zonja ka thënë se skena të tilla kanë ndodhur me shumicë në Kosovë dhe madje gratë kosovare janë dhunuar edhe në sy të fëmijëve, prindërve e burrave të tyre.

Më pas gruaja vijon me rrëfimin tronditës në emisionin Frontal në T7, teksa thotë se serbët kanë marrë atë dhe 16 gra  të tjera dhe i kanë dhunuar seksualisht. Gjithashtu tregon se janë djegur edhe me cigare dhe e plagosur  me thikë.

“Ato tri ditë, kanë qenë si 3 mijë vjet. Sa herë vjen 5-6-7 Marsi, mua çdoherë me gjen në neurologji, sepse kanë qenë vuajte tmerruese. Na kanë rreh, na kanë djeg me cigare, trupin e kam me shenja, fytyrën, fytin. Jemi there me thikë, me na i prishë bukurinë dhe me na i lënë shenjat që me na u kujtua kjo ngjarje çdoherë. Kam qejf me djegë trupin tim krejt, mos me i kujtua ato ditë. Mendojsha vec qysh me vdekë.“- është shprehur e dhunuara.

Ajo u shpreh se goditjen më të madhe e kishte marrë kur ishte kthyer në shtëpi, pasi gjatë takimit me burrin, kur ia kishte shpjeguar gjërat, ai i kishte thënë se nuk është më gruaja e tij. Ndoshta, sipas saj, këtë veprim e bëri edhe për faktin që ajo gjatë dhunimit nga serbët, mbeti shtatzënë. Kurse fëmijën, ajo shprehet se për 6 vite me radhë u rrit nga motra e saj, ndërsa tani e ka pranuar dhe e do më shumë se veten e saj.

“Kur jam kthyer në shtëpi, burri me ka pyetur se çka ka ndodh. I thashë që ata nuk na kanë marrë me na qarrosë, e as me na shëtite. I thashë pse nuk me mbrojte, pse nuk dole para automatit e me thënë që mos e merrni gruan time, po mua. I tregova se çfarë ka ndodhur, me tha prej sot nuk je gruaja ime!” ka thënë ajo.

"Fëmija jeton me mu. Është kujdes motra për të deri kur ka bë 6 vjet. Se 8 vjet nuk kamë mund me marrë veten. Tash e du edhe jetën e jap për ta. Është prap e gjakut tem e venave të mia", deklaroi  viktima e dhunës seksuale në Kosovë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Proka: 24/05/2019 14:08

    Viktimat e dhunes seksuale gjate Luftes ne Kosove jane dhimbja me e madhe qe kemi mbi supet tona, jemi treguar politikishte te pa pergjegjshem pasi kemi politikaj horra,kriminela,deputete qe nuk meritojne te jene ne Kuvend, thjeshte kemi shkelur mbi gjakun e viktimave qe u dhunuan nga shkijet cetnike per perfitime politike. Edhe sa mund te mbaje njeriu mbi suppe nje gjenocid te tille,ky problem do duhej te parashtrohej ne shtete e BE qe pas mbarimit te Luftes e Ne ja kemi futur gjumit dimeror. Eshte e pakuptueshme se si nje shoqeri e tere nuk mund te organizohet dhe te ngris zerin per femrat e dhunuara.Ata qe nuk luftojne krimin jane kriminele.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën