Mbetën në mes të detit dhe rrezikuan të mbyten pasi anija pësoi defekt, shpëtohen tre turistët e huaj në Vlorë

Mbetën në mes të detit dhe rrezikuan të mbyten pasi anija pësoi defekt, shpëtohen tre turistët e huaj në Vlorë

Anija ku u shpetuan 3 te huajt

3 të huaj janë shpëtuar nga policia kufitare e  Vlorës pasi kisIshin nisur nga Kroacia për të shkuar në Turqi, 3 të huajt shpëtohen nga policia kufitare e Vlorës pasi rrezikoheshin të mbyteshin në Semanhin ngelur në det përballë derdhjes së lumit Seman dhe e kishin të pamundur vazhdimin e lundrimit.

Mbrëmjen e djeshme, policia kufitare ka marrë njoftim për 3 të huaj që ishin nisur nga Kroacia me destinacion Turqinë  më një mjet lundrimi veliere.
Por gjatë lundrimit në ujërat territorialë Shqiptarë, 3 të huajt kanë ngecur në zonën e derdhjes së lumit Seman, pasi e kishin të pamundur të vazhdonin lundrimin e tyre në drejtim të Turiqsë,  për shkak së mjeti i tyre  lundrues kishte pësuar defekt. 

Menjëherë pas marrjes së njoftimit Policisë Kufitare ka marrë masat për t’iu ardhur në ndihmë 3 personave që rrezikoheshin të mbyteshin në det të hapur.
3 të huajt janë shoqëruar me mjetin e Policisë Kufitare drejt Stacionit Kufitar të Triportit dhe fatmirësisht janë në gjendje të mirë shëndetësore.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Përplasi për vdekje me ‘Range Rover’ 52-vjeçarin, arrestohet i riu në Fier

Përplasi për vdekje me ‘Range Rover’ 52-vjeçarin, arrestohet i riu në Fier