Report Tv ka siguruar fotografitë e Prel dhe Lekë Gjonit, të cilët u vranë me armë zjarri në Dukagjin, të dielën rreth orës 17:20.
Me ta ishte dhe një person i tretë, i cili mbeti i plagosur rëndë dhe po merr trajtim në spitalin e Traumës, Lazer Bashi, pasagjer në sedijen e pasme të automjetit, i njohur i familjarëve të vrarë.
Sipas hetimeve paraprake, atyre iu zu pritë në një kthesë pranë fshatit Xhan, rreth 2 kilometra larg rrugës që lidh zonën e Pultit me Shoshin.
Lajmi kryesor:
Ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin, drejt tyre u derdhën mbi 50 plumba kallashi! Autorët i zunë pritë në një kthesë, gjendet mjeti i djegur! Pistat e hetimit
LAJMET MË TË VLERËSUARA







