Ka ndërruar jetë Elisabeta Gjopalaj, e cila u aksidentua ditën e djeshme në dalje të Lezhës, në superstradën Lezhe-Milot.

Prej 24 orësh ajo ishte në gjendje kome në spitalin e Traumës në Tiranë. Si pasojë e aksidentit të rëndë, ajo kishte marre shumë dëmtime, çka i sollën asaj edhe vdekjen.

Elizabeta Gjopalaj, 33-vjeçe, ka qenë punonjëse e protokollit në Bashkinë Lezhë.

Drejtuesi i  mjetit  shtetasi K.S., u shoqërua në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme. 

Pamje nga aksidenti i ndodhur një ditë më parë