Ylli Brahimi, 46-vjeçari që mbeti i plagosur në atentatin e Milotit, ka mohuar të ketë konflikte pas marrjes në pyetje nga hetuesit, duke mos dhënë ndonjë ndihmë në avancimin e hetimeve për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.
I pyetur 10 ditë pas atentatit në Spitalin e Traumës, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, Brahimi ka deklaruar se nuk ka asnjë ide kush mund të jenë autorët e dyshuar të breshërisë së plumbave të derdhur drejt tij dhe viktimës Klisman Preçi. Të vetmet detaje që Brahimi ka rrëfyer para hetuesve janë ato të lëvizjeve të fundit, tek të cilat sipas tij nuk ka vërejtur asgjë të dyshimtë, përfshirë këtu edhe prani në afërsi të personave të tjerë që mund ta kenë vëzhguar. Dy plumba e kapën 46-vjeçarin, një në mushkëri dhe një tjetër në kofshë.
Hetimet për ngjarjen kanë ngecur për shkak të mungesës së provave, ndërsa DVR-ja e kamerave të sigurisë në zonë është sjell për ekspertizë në Tiranë për të zbuluar nëse është fikur enkas për të mbuluar ngjarjen, apo ka qenë e fikur që më herët. Ylli Brahimi dhe Klisman Preçi u qëlluan me breshëri plumbash kallashnikovi gjatë mbrëmjes së 22 korrikut, kur po ktheheshin në banesat e tyre në Milot me një makinë të blinduar.
Klisman Preçi dhe Ylli Ibrahimi rezultojnë të dy me precedentë të mëparshëm penal. 46-vjeçari Ylli Brahimi nuk është një emër i panjohur për policinë. Në vitin 2003, ai ishte dënuar për trafik droge, ndërsa i kishte shpëtuar një atentati vetëm një vit më parë. Ndërsa Klisman Preçi, i cili mbeti i vdekur, i shpëtoi një atentati në maj të këtij viti, ku ishte bashkë në makinë me Blerim Preçin.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.1%
-
Të gabuar
81.6%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 4075
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Krishtlindja kremtohet edhe në Lezhë, qindra besimtarë i bashkohen ritualit fetar në katedralen e ‘Shën Nikollit’
25 Dhjetor, 09:47
-
Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari
25 Dhjetor, 08:23
-
Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut
25 Dhjetor, 07:51
-
Kisha e 'Shna Ndout' tërheq qindra besimtarë, mbahet mesha e shenjtë e Krishtlindjes
24 Dhjetor, 20:06
-
Tjetërsimi i 66 mijë m2 tokë te Rana e Hedhun, Apeli i GJKKO dyfishon dënimin për ish-kryebashkiakun Frrokaj! Do kthehet në qeli, do vuajë 2,8 vite burg (VENDIMI)
23 Dhjetor, 14:15
-
Moti i keq/ Lezha përfshihet nga rrebeshet e shiut me erëra të forta! Vështirësohet qarkullimi i mjeteve në qytet
23 Dhjetor, 12:13
-
Marrëveshja me Shqipërinë/ Meloni synon rifillimin e transferimit të emigrantëve në Gjadër! Mbledh sot qeverinë: Gjyqtarët pajtohen me ne
23 Dhjetor, 12:01
-
‘Darka e të marrëve’, komedia e famshme shfaqet në Lezhë
22 Dhjetor, 20:55
-
Binjakëzimi Mirditë- San Cosmo Albanese, Begaj: Iniciativë për të forcuar marrëdhëniet midis shqiptarëve
22 Dhjetor, 14:32
-
Lezha si asnjëherë tjetër për fundvitin, Rama: Aty ku simboli i Betlehemit është ngritur për herë të parë, pranë ‘Fshatit të festave’ (VIDEO)
21 Dhjetor, 21:59
-
Mbrëmje bamirësie në Lezhë, 20 shefa kuzhine gatuajnë për 200 persona! Mblidhen 10 mijë euro për qendrën “Rozalba” dhe familjet e varfëra
21 Dhjetor, 11:47
-
Mirditë, tregu i Krishtlindjeve pret qindra vizitorë! Të dielën koncert dhe panair me produkte lokale
21 Dhjetor, 10:18
Vetëm 6 ditë pas masakrës me 3 të vrarë që tronditi Shqipërinë, krimi goditi sërish në Milot mbrëmjen e së premtes. Ylli Brahimi dhe Klisman Preçi u qëlluan me breshëri automatiku. Preçi nuk mundi t’i mbijetojë plagëve dhe mbërriti në spital i pajetë, ndrësa Brahimi mësohet se është jashtë rrezikut. Më 14 maj të këtij viti, viktima e së premtes Klisman Preçi, në muajin maj i shpëtoi një tjetër atentati, së bashku me kushëririn e tij Blerim preçi. Ky i fundit u qëllua me armë rreth orës 20:00 teksa lëvizte me një makinë tip “ML” në të cilën ishte pasagjer edhe kushëriri i tij Klisman Preçi. 28-vjeçari Blerim Preçi, dyshohet se është ndjekur për disa kohë dhe autorët i dinin lëvizjet e tij. Autorët të cilët lëviznin me një makinë “Audi” u raportua në atë kohë se iu afruan makinës së të riut nga Miloti duke dalë paralel dhe më pas hapën zjarr ndaj tij. Sapo ka dëgjuar të shtënat Blerim Preçi ka frenuar makinën dhe më pas është hedhur në lëvizje e sipër. Makina ka vijuar të ecë dhe ka dalë jashtë rruge pas disa metrash, ndërkohë që në këtë atentat nuk pati të lënduar. Ndërsa i mbijetuari i atentatit të së premtes, Ylli Ibrahimi i ka shpëtuar një atentati të bërë në janar të vitit të shkuar. Atentatorët e biznesmenit, mbi të cilin u zbrazën plot 20 plumba nga automatiku ‘Scorpions’, e ndoqën me motorcikletë nga Tirana biznesmenin Ylli Brahimi, të cilin e kapën plot shtatë plumba në gjymtyrët e poshtme, e më pas u zhdukën, pa u ndaluar nga asnjë efektiv policie. Edhe pse ngjarja ndodhi në orët e paradites, konkretisht në orën 11:57, dy autorët kanë përshkuar kilometra të tëra rrugë, të pashqetësuar, duke lënë pas misterin e identitetit të tyre dhe biznesmenin Brahimi të shtrirë në tokë. Vetë biznesmeni që ra pre e këtij atentati të ndodhur më 13 janar mohoi aso kohe të kishte konflikte dhe ishte shprehur se nuk e ka aspak idenë se kush qëndron pas sulmit të organizuar. Brahimi në atë kohë është marrë në pyetje në Drejtorinë e Policisë së Lezhës, me dyshimin për implikimin e tij, për vrasjen e ish efektivit të policisë Xhelal Reçi, vrasje e ndodhur më 1 nëntor 2021. Po ashtu, Brahimi është marrë në pyetje nga blutë, në lidhje me vrasjen e Bujar Likës, me të cilin ka pasur edhe miqësi.
PërgjigjuSi paska mundesi fig kamrat hap deren e Makines vet super e blindume vetem rraketa e demto as tritoli ska ci ben ky ka dasht me i be loj atij precit e ka hap deren e ja kan fut dhe ktij dhe ka frig me tregu do largohet jasht shtetit tani ky eshte lonjaxhi ka marr ne qaf tjetrin
PërgjigjuYlli ha buk vec..nuk ja fut kwrrkuj,vec ja fusin ktij te shkretit...hahahahah!mos ba ma gola e mos nxirr ma njerz se sta fal kush...
PërgjigjuO debila dhe bleni makina ne blindume Dhe dilni jashte nga frika kur ju gjuajne!!! A keni tru ne koke apo varja!? Te kishin nejt ne makine asnje gervishtje sdo kishit Se asaj makine si ben gje plumbi dhe as mina poshte, Vetem ndonje rrakete anti tank mund ta ndal. Po ju smerrni vesh, vetem harxhoni lek kot Dhe bleni makina qe sja dini vleren as kuptimin. Po meqe ske probleme me njeri, mos rri shume me ato qe kane probleme se ndoshta te ngatrrojne prap here tjeter.
PërgjigjuKy osht cuni maj mir në zonen e kurbinit. Ekan ngatrru me ndonje qeroz tjeter. Se jon shtu shum qerozat. E qerozi qerozit i ngjan. Hahaha
PërgjigjuAs mos trego. E treta e verteta
PërgjigjuTi alamet djali kushedi do jen ngatarruar
PërgjigjuAhhhaha ky as mizen se ngacmon aq i urt esht.