Kapiteneria e Porti i Durrësit, në bashkëpunim me Autoritetin Detar, kanë zhvilluar një operacion shpëtimi dhe rimorkimi të anijes Oak 1 (IMO 8104591), e cila ndodhej në radën e portit të Durrësit.
Anijes i ishin këputur të dyja spirancat si pasojë e detit të trazuar me dallgë mbi 6 ballë. Kësisoj anija rrezikonte seriozisht të përfundonte në cektinë.
Për të shmangur rrezikun, autoritetet detare kanë ndërhyrë me rimorkiatorin “Epidamn II”, me kapiten Petrit Cila.
Operacioni u krye me sukses dhe anija Oak 1 është rimorkiuar drejt kalatës nr. 5 të Portit të Durrësit, ku është ankoruar në kushte sigurie.
Komente










