Reshjet e mëdha të ditëve të fundit kanë shkaktuar ndotje të madha në liqenin e Ulzës. Mbetje të shumta janë mbledhur në liqen çka kanë shkaktuar problem mjaft të mëdha, ku si pasojë e kësaj ndotje rrezikohen edhe gjallesat nënujore të cilat rriten në këtë liqen.
Shirat e mëdha të rëna javën e kaluar kanë dhënë efektin e tyre edhe në ndotjen e mjedisit. Si kurrë më parë, Liqeni i Ulzës në afërsi të digës së Hidrocentralit është i tejmbushur nga mbeturinat të ndryshme.
Specialistët që kanë punuar në hidrocentral prej vitesh thonë se në porta ka pasur hapësirë për kalimin e mbeturinave kur ato grumbulloheshin në ujë.
“Vazhdimisht këto mbeturina kanë ardhur në kohë stuhish porta e dytë ka pasur një mekanizëm “Hidrokallpan” quhet ai, shkarkonte të gjitha mbeturinat, ndërsa tani me punimet që janë bërë në portat e shkarkimit është e pamundur të kalojnë mbeturinat.
Është një punë e papërgjegjshme e firmës që punon në këtë zonë, se asnjë punë e mirë nuk është bërë këtu, shpjegoj specialisti Kol Rica.
Rritjen e nivelit të portës nga ana e kompanisë që ka në koçesion këtë hidrocentral ka bërë mbeturinat të mbeten në ujë duke shkaktuar një ndotje të madhe ku pasojat bien jo vetëm në mjedis, por edhe në gjallesat nënujore. Banorët shprehe të shqetësuar në lidhje me këtë problem.
“Kjo është e qëllimshme, gjithë kjo punë e madhe që ka bërë Edi Rama ndotja e këtij liqeni prish punë, është shkaktuar nga kompania që fiton para në mënyrë korruptive, thotë Nikoll Shpani banorë i Ulzës.
Mbeturinat të cilat kanë përfunduar në liqenin e Ulzës, janë grumbulluar nga të dyja bashkitë Mat e Klos, përgjatë bregut të lumit Mat që nis në Martanesh e përfundon në Ulëz.
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO