Subjektet që ndotin më tepër ambientin do të paguajnë më shumë. Ky është parimi më i ri me të cilin po punon Komiteti Ndërministror për menaxhimin e integruar të mbetjeve, i bërë publik sot nga zv. ministrja e Mjedisit Oljana Ifti.
“Përparimi më i madh përsa i përket administrimit të mbetjeve deri tani është bërë në fushën e legjislacionit. Legjislacioni mbi administrimin e mbetjeve në Shqipëri, ka përparuar me aprovimin e Ligjeve të reja, vendime dhe rregullore/udhëzime që pasqyrojnë direktivat/vendimet e KE dhe kërkesat e Konventës së Bazelit.”- tha zv. ministrja e Mjedisit Oljana Ifti.
Vend-depozitimet ekzistuese për menaxhimin e mbetjeve janë parashikuar të mbyllen deri në vitin 2020, ndërkohë që do të ndërtohen disa të tjera rajonale. Po ashtu, do të hyjnë në përdorim skema të reja për ndarjen e mbeturinave që në origjinë. Një tjetër pikë e diskutuar në mbledhjen e parë të komitetit për menaxhimin e integruar të mbetjeve, që shpesh është bërë edhe objekt debatesh është edhe mbivendosja e kompetencave mes pushtetit vendor e atij qendror për menaxhimin e tyre.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO