KURBIN - Vija bregdetare që është nën juridiksionin e rrethit të Kurbinit vijon të jetë në gjendje të mjeruar.
Televizioni A1 Report këtë herë shkoi në plazhin e Gotullës, ku siç shikohet nga pamjet, ndonëse është piku i sezonit turistik, mbetjet urbane janë “zotër” të vijës ranore të këtij bregdeti.
Plehrat, mes të cilave nuk mungojnë edhe ato spitalore, kanë ardhur nga rrjedha e lumit Ishëm, ndërsa masat dhe aksionet për parandalimin e këtij fenomeni kanë qenë minimale.
Ndërkohë një tjetër problem mbetet edhe rruga që të çon në këtë plazh, e cila prej vitesh nuk njeh investime.
Kjo urë e fokusuar nga kamera e televizionit A1 Report nuk ka nevojë për koment, por tregon shumë për gjendjen e këtij plazhi.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO