Mbi 1 milionë vizitorë pritet të hyjnë dhe dalin nga Shqipëria gjatë muajit gusht nga Aeroporti Nënë Tereza, parashikon ministri i Brendshëm.

Ditën e sotme, Taulant Balla e nisi punën atje duke parë nga afër menaxhimin e fluksit të pasagjerëve në aeroportin e Rinasit.

“E nisa ditën në Aeroportin “Nëne Tereza”, ku Policia Kufitare po bën një punë të shkëlqyer për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve. Plot 1 milion pasagjerë do të hyjnë dhe dalin nga Shqipëria gjatë muajit gusht në këtë pikë kalimi kufitar”, tha Balla.

Jo vetëm ministri u takua dhe me turistë të ndryshëm nga Italia apo Anglia që ndodheshin në aeroport për ti ururar mirëseardhjen në Shqipëri.

Mirëseardhjen ia uroi jo vetëm në shqip por dhe italisht e anglisht.

Teknologjia “E-Gate”, ka ndihmuar për përpunimin e shpejtë të pasagjerëve.