KOSOVË- Rritet sërish numri i rasteve të reja dhe i vdekjeve nga COVID-19 në Kosovë. Gjatë 24 orëve të fundit raportohen 12 të vdekur, duke e cuar në 315 numrin total të viktimave. Ndërkohë që janë konfirmuar 190 raste të reja duke bërë që numri total I të infektuarve të arrijë ne 10.059.
Ditët e fundit numri i vdekjeve ka qenë shumë i lartë gjë e cila ka rritur shqetësimin e autoriteteve shëndetësore vendase. Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, ka bërë thirrje të vazhdueshme për respektim të masave, ruajtjen e distancës dhe përkujdesje për higjienën personale.