VIDEO/ Mbi 100 kate, Dubai po planifikon të ndërtojë kullën më të lartë rezidenciale në botë

VIDEO/ Mbi 100 kate, Dubai po planifikon të ndërtojë kullën më të lartë rezidenciale në botë

Foto ilustruese

Dubai po planifikon të ndërtojë kullën më të lartë rezidenciale në botë. Ndërtesa më e lartë e banimit është Kulla Central Park në Nju Jork, 1550 metra me 98 kate, por mesa duket, kulla  e re e cila do të ndërtohet në Dubai do ta marrë ‘trofeun’.

“Binghatti”, një zhvillues pronash me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe, do ndërtojë kullën në partneritet me Jacobs & Co, prodhuesin e bizhuterive.

“Dizajni i propozuar përfshin mbi 100 kate që janë bërë nga rezidenca luksoze me dy dhe tre dhoma gjumi,” tha kompania në një deklaratë. 

"Kjo hiperkullë strehon gjithashtu një ekip të dedikuar portierësh, duke ofruar shërbime a la carte si kujdesi ditor, truproje, shofer dhe kuzhinier privat.", thuhej po ashtu.

Kulla do të ketë gjithashtu një klub privat me një pishinë të madhe dhe një hapësirë të madhe pritjeje. 

“Binghatti” pretendon se pesë apartamentet nën çati, në majën e kullës do të jenë "më luksoze dhe ekskluzivet" e Dubait.

Ndërtesa do të jetë në krye me kunja në formë diamanti për të dhënë pamjen e një kurore të spërkatur me gurë të çmuar. Data e hapjes së ndërtesës ende nuk është bërë e ditur.

 

S.C/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja