VIDEO/ Mbi 100 Vespa ‘pushtojnë’ Tiranën! Babë e bir ekspozojnë në shesh motorë të 1958-ës: Pasioni që në rini, i restaurojmë vetë

Mbi 100 koleksionistë motorësh Vespa u mblodhën në sheshin Skëndërbej për paradën e përvitshme që organizohet nga “Vespa Club Tirana”.

Të apasionuarit pas këtyre motorëve klasikë mbushën rrugët dhe qendrën e kryeqytetit. Astriti dhe Helgi, at e bir, në koleksionin e tyre kanë 2 motorët më të vjetër të kësaj parade dhe për Report Tv rrëfyen pasionin dhe dashurinë për këta motorë.

“Pasioni është i hershëm, me fëmijërinë, unë arrita të bëj dhe prej druri një model të motorit vespa ngaqë e kisha pasion. Një nga profesorët e mia ka pasur një vespa të kuqe dhe kështu vazhdoi kjo histori. U bëra edhe vetë një vespist, prej vitesh jam i apasionuar pas vespave. I riparoj, gjithë shërbimet ua bëj vetë”, rrëfen Astrit Allmetaj.

Në garazhin e tij Astriti ruan me shumë fanatizëm 5 motorë të llojit Vespa, dy prej të cilëve prodhime te viteve 1958 dhe 1963, i ka ekspozuar në sheshin Skëndërbej. “Sëmundjen” për të koleksionuar të tillë motorë klasikë, ia ka “ngjitur” edhe djalit të tij Helgit.

“Sipas moshës i kemi ndarë, unë kam marrë më të vjetrin meqenëse jam më i vjetër ky ka marrë 1963 sepse është më i ri, ky bluja është 1958”, thotë Allmetaj.

“Babi e ka ndërtuar gjithë kohën me idenë që unë do isha përdoruesi kryesor i të verdhit, është restauruar nga fillimi, është rregulluar i gjithi nga fillimi, babai e ka bërë vetë, është shumë i apasionuar dhe gjithë kohës e ka ndërtuar me idenë ta bëj për çunin”, tregon Helgi Allmetaj.

Gazetari: Si ta ngjiti babai këtë sëmundje.

“Është kudo gjatë gjithë kohës, është i përfshirë me vespat, i apasionuar pas vespave flet gjatë gjithë kohës për vespat më tregon diçka të re. E shoh duke punuar shpëresh i merr dhe brenda shtëpisë”, thotë Helgi Allmetaj.

Krahasuar me kohën kur Astriti ishte në moshën e djalit të tij, thotë se ishte më e lehtë për t’u bërë një koleksionist motorësh Vespa, pasi edhe çmimet ishin më të lira, krahasuar me sot, ku shumë motorë shiten 10-fish më shtrenjtë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj