Mbi 19 mijë të vaksinuar në 24 orët e fundit, Manastirliu: Kapërcyem 550 mijë vaksinime në total
Foto nga fushata e vaksinimit në Shqipëri
Numri total i vaksinave të kryera në vend ka kaluar shifrën e 550 mijë. Kjo u bë e ditur sot nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila tha po ashtu se vetëm në 24 orët e fundit janë kryer 19 197 vaksinime.
"Vaksinimi nuk ndalet në çdo cep të vendit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve. Sot kapërcyem 550 mijë vaksinime", shkruan Manastirliu.
Vaksinimi masiv në vend vijon prej më shumë se një muaji dhe efektet kanë filluar të ndjehen, duke parë uljen e numrit të infeksioneve ditore dhe fataliteteve. Në 24 orët e fundit u regjistruan 92 raste të reja dhe një viktimë, ku nuk mundi të fitonte betejën me COVID aktori i njohur Guljelm Radoja.
Ndërkohë vendi unë ka dalë edhe nga harta e kuqe e COVID në botë, duke u renditur mes vendeve që kanë një trend në rënie të rasteve me COVID dhe përmirësim të situatës me pandeminë.
Ditën e djeshme në vend mbërritën 11700 doza të vaksinës Pfizer, ku 7020 vaksina janë nga kontrata që qeveria ka me kompaninë Pfizer dhe pjesa tjetër prej 4680 nga mbështetja e Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor. Në vendin tonë po përdoren deri më tani katër lloje vaksinash, Pfizer, AstraZeneca, Sinovac dhe Sputnik V, ndërsa procesi i vaksinimit po vijon me kalendar të kombinuar, për personat mbi 60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.6%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2102
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zuckerberg: Biden tha hiqni postimet për Covid e vaksinat! Më 11 janar 2020 u shënua viktima e parë nga virusi në Kinë
11 Janar, 15:04
-
Publikohen testet model të Maturës Shtetërore 2025, në ndihmë të maturantëve për përgatitjen e provimeve
7 Janar, 13:21
-
Shpërthimi i virusit HMPV në Kinë, ekspertët: Nuk është si COVID-19, s’ka forcë për një pandemi! Në Hollandë u zbulua në 2001
6 Janar, 12:13
-
Kinë/ Shqetësim për virusin e ri misterioz, spitalet mbushen plot
3 Janar, 22:34
-
OBSH-ja i kërkon Kinës të tregojë të dhënat origjinale për koronavirusin
30 Dhjetor 2024, 21:04
-
I mori 8 mln lekë pacientes me COVID, Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren Tire Alldervishi, të pafajshëm infermierët (EMRAT)
27 Dhjetor 2024, 13:42
-
Kryeministri Rama ndan medaljet për 188 nxënës ekselentë: Jeni heronjtë e mi, ju kam zili! Manastirliu: Kini guxim të ëndërroni
24 Dhjetor 2024, 11:59
-
TikTok do mbyllet për 1 vit në Shqipëri, Rama: Rrugaçëri, promovon dhunë e krim! Institut për fëmijët në konflikt me ligjin
21 Dhjetor 2024, 13:17
-
Kuvendi/ PS kalon ligjin, anulohen gjobat për ndërtime pa leje, dhe të AKU në fshat! Rrëzohet amendamenti i PD-së, s'falen faturat e prapambetura të ujit e dritave
19 Dhjetor 2024, 17:31
-
Fier/ Manastirliu takim me drejtuesit e shkollave: Pezullim deri në zbardhjen e ngjarjes të drejtuesve dhe oficerit të sigurisë të shkollës në Cakran
13 Dhjetor 2024, 19:37
-
Interpelanca për vrasjen e 14-vjeçarit/ Zhupa kërkon dorëheqjen e Manastirliut: Sistem i dështuar! Ministrja: Ke hallin e karrgies, s’të ndihmojmë dot
12 Dhjetor 2024, 11:08
-
Kuvend/ PS rrëzon me votë interpelancën me Ramën për 'Becchetin', e kërkoi PD! Spiropali: Eshtë shpifje! PDIU shpëton PS, votohen projektligjet
12 Dhjetor 2024, 07:50