Mbi 2.500 martesa në vit mes
kosovarëve dhe zviceranëve

Mbi 2.500 martesa në vit mes<br />kosovarëve dhe zviceranëve
BERNË - Zvicra nuk jep më azil qytetarëve nga Kosova, as atyre nga Shqipëria apo Serbia e Maqedonia.

Kjo pasi Qeverinë Helvetike këto vende konsiderohen si vende të sigurta, ka deklaruar për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë” në Zvicër zyrtari i lartë të ODM në Bernë, Sylvaen Astier.

Astier nga viti 2011 për dy vjet rresht ka punuar në ambasadën zvicerane ne Kosovë, respektivisht në seksionin e migracionit. Në zyrën e tij në Bernë ai të pret në gjuhën shqipe me: “Mirëdita, si jeni, jeni mirë?  Ç'kemi të re në Kosovë?” 

ZVICRA, 99.352 QYTETARË ME PASAPORTA TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Biseda me zyrtarin e qeverisë zvicerane u përqendrua kryesisht rreth bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe të migracionit, në veçanti rreth çështjeve të azilit, si dhe perspektivat e bashkëpunimit dhe projektet e përbashkëta në fushën e migracionit.

Fillimisht  shefin e divizionit në Zyrën Fedrale për Migracion (ODM), Astier  e pyetem për politkën e  azilit në  Zvicër, përballë azilkërkuesve nga vendet e krizave në botë, dikur nga Kosova, sot nga Siria, Afganistani apo Iraku… Ai, lidhur me ketë për agjencinë  e lajmeve “Presheva Jonë” deklaroi se “situata në Ballkan, në veçanti në Kosovë edhe pse ndoshta edne nuk eshte ashtu siç e kemi këtu në Zvicër, megjithatë ajo eshtë e kënaqshme, sepse pas lufte, gjërat në rajon kane ndyshuar në të mirë, me kahje  pozitive si në aspketin politik, ashtu edhe në zhvillimin ekonomik të ndertimit dhe atë të sigurisë. “

«Sa i përket qytearve në vendin tonë me orgjinë nga Kosova, mund t'ju them se pas pesë vitesh të pavarësisë së Kosovës në vendin tonë kemi 99.352 qytetare nga Republika e Kosovës dmth me pasaporta të Kosovës“, shtoi Astier.

Megjithëse në Zvicër ka numër të madh të kosovarëve me pasaporta të atij shteti. Janë mbi 99 mijë dhe ka mbi 2 mijë e 500 martesa në vit mes meshkujve kosovarë me vajza zvicerane dhe anasjelltas.

Sylvaen Astier, zyrtar i lartë i Zyrës Federale për Migracion (BFM), i angazhuar si shef i divizionit për azil-kthim, thotë se situata në Ballkan, veçanërisht në Kosovë është e ngjashme me Zvicrën.

“Sepse pas lufte, gjërat në rajon kane ndryshuar në të mirë, kanë marrë kahje pozitive si në aspektin politik, ashtu edhe zhvillimin ekonomik dhe atë të sigurisë”.

Sipas tij, kohëve të fundit ka 30 për qind më pak azilkërkues në Zvicër. “Kosova tashmë është vend i sigurt,ndaj rruga e azilkërkuesve është e pasigurt”, ka thënë ai.

“Meqë në rajon tani nuk ka luftë dhe në rajon është bërë progres atëherë ne konsiderojmë se Kosova sikur edhe Maqedonia dhe Serbia, janë vende të sigurta dhe njerëzit mund të jetojnë dhe vazhdojnë te jetojnë ne vendlindje dhe nuk kane kurrfarë arsye për ta lëshuar vendin e tyre dhe për t’u përballur me rreziqe, aq me tepër kur rruga dhe kërkesat për azil nuk janë të sigurta”.

“Çdo vit ne Zvicër vijnë nga 4 mijë kosovarë, në kuadër të rigrupimeve familjare. Rreth 2 mijë e 500 martesa ka në vit mes djemve kosovarë me vajzat zvicerane apo ansjelltas”, ka sqaruar Astier.

ZVICËR, BIE NUMRI I AZILKËRKUESVE NGA KOSOVA, RRITET AI NGA PRESHEVA
Sipas zyrtarit të ODM, derisa thotë se ka rënë numri i azilkërkuesve nga Kosova, rritet ai nga Lugina e Preshevës. “Kur eshte fjala per azilrkuesit nga Ballkani, në vendin tone verehet një fenomen tjeter se numri i azilkeruesve nga Serbia sidomos nga Lugina  e Presheves  koheve të fundit eshte i madh. Dhe ne nga qeveria helvetike bashke me DDC  nuk kemi qëdruar duarkrqy perballe këtij fluksi dhe problemeve që ballahaqohen popullata në Luignen e Preshevës. Dhe ne rajon permes ambasades sone ne Beograd dhe DDC-së kemi nje sër programesh ne rajon, sidomos në Preshevë dhe Bujanoc.  Ne kemi posedojmë projekte dhe prugrame  konkrete të bashkepunojnë me autortet e komunës së Preshevës dhe atë të Bujanocit për ti kontribuar  zhvilimit te këtyre trevave më të pazhvilluara në rajon. Un e kam qene tek ju atje në Preshevë dhe Kosovë prandaj e njoh situatën mrë dhe kam mesuar dis f jalë shqip sa për t’u marrur vesh dhe ne në rajon  kemi dy programe. Situata ne Luginën e Preshevës ne e percjellim nga afër , e cila nisi të tensionohet pas largimit te lapidarit te deshmorëve të UCPMB-së»

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane