TIRANE-37 persona, artistë, arkitektë, aktivistë dhe përfaqësues politikë, mes tyre kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shoqëruan nga policia e shtetit mëngjesin e sotëm në operacionin për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimental. Report Tv siguroi pamjet e momentit kur Kryemadhi u shoqërua nga policia në komisariat nga dy efektive të policisë. 

Policia e Shtetit deklaron se në spitalin e Traumës një punonjës policie është duke marrë ndihmë mjekësore, pasi është goditur me sende të forta nga tubuesit. Ndërkohë që nga radhët e të shoqëruarve raportohet për dy të lënduar, artisti Pleurad Xhafa dhe një tjetër. Aktori Neritan Licaj, regjisori Robert Budina, arkitekti avokati Artan Manushaqe, Belind Këllici i FRPD-së dhe të tjerë janë ende shoqëruar në komisariat, ndërsa Kryemadhi qëndroi vetëm pak minuta. 

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi pas daljes nga komisariati u shpreh se në themelet që do të hapen mbi rrënojat e Teatrit Kombëtar do të jetë fundi i Edi Ramës.   "U bëj thirrje qytetarëve që të mos e njohin shtetin e Edi Ramës, është mbijetesë. Mos e përdorni fjalën revolucion se na shqetësohen ambasadat. Është fjalë e keqe, por harrojnë se grushtin e komunizmit e kanë aty. Garancia është reforma në drejtësi, mbi 100 mln euro të harxhuara dhe sot ka ma qindra shqiptarë që dergjen në procese.

Drejtësia shqiptare nuk ka asnjë informacion për falsifikimin e mbledhjes së këshillit bashkiak. Nuk më ka mbetur gjë tjetër vetëm të lutem për paqen e shpirtit të Edi Ramës, se kam përshtypjen që ato themelet e kullave që mendon se do të ngrejë atje do të jenë varri i tij. Atje do të gjejë fundin e tij.  Në dhomën e shoqërimit me mua ishte një vajzë, një vajzë me flokë kacurrela, nga Skrapari, qetësoj familjen duke i thënë se është mirë. Bashkia dhe kryetari i bashkisë kanë bërë një gabim shumë të madh. Duhet braktisur gjendja e fatkeqësisë natyrore" tha ajo. Lulzim Basha tha se u shoqëruan kreu i FRPD-së Këllici dhe anëtarë të tjerë të PD-së. 

E pyetur për aksionin që do të ndërmarrë opozita, ajo tha se "E para një herë sot nuk është momenti për të folur për aksionin. E rëndësishme për mua sot është për të vazhduar atë që kemi nisur. Shpresoj që vërejtja jonë nuk do të jetë ndaj këtyre djemve dhe vajzave që janë përballë nesh. Ne duhet të kemi vetëm një qëllim.

Qëllimi ynë është që t’i kthejmë Shqipërisë normalitetin. Qëllimi ynë është që të largojmë farsë të keqe. Qëllimi ynë është që Shqipëria të mos jetë peng i klaneve të drogës dhe grupeve anti-shqiptare.

Qëllimi ynë është që me fatet e shqiptarëve të mos bëjnë llogaritë elektorale dhe llogaritë financiare të tyre.  Shkatërruesi kryesor është Veliaj dhe fadromistët e shkretë që kanë goditur" tha ajo.

Aktori Neritan Licaj, regjisori Robert Budina, arkitekti Astrit Seranaj dhe avokati Artan Manushaqe, Belind Këllici i FRPD-së dhe të tjerë janë atyre që janë shoqëruar në komisariat. Artisti Pleurad Xhafa dhe një tjetër person ndodhen te spitali i Traumës për të marrë ndihmë pas lëndimit nga tensionet me policinë në momentin e ndërhyrjes.