Bulqizë- Disa persona, banorë të bashkisë së Bulqizës janë paraqitur në spital për ndihmë mjekësore me simptoma helmimi.
Burime nga spitali i Bulqizës për Report Tv bëjnë me dije se nga dje pasdite deri më sot janë paraqitur rreth 50 persona me helmim për të marrë shërbim shëndetësor në spital.
Pacientët janë kryesisht të moshës 30-40 vjeç, por ka edhe fëmijë mes tyre. Pacientët nuk janë nga e njëjta zonë, por nga disa fshatra e lagje të ndryshme, dhe dyshohet se ka ardhur si pasojë e ushqimeve.
Pacientët janë paraqitur me simptoma temperaturë, dhimbje barku dhe të vjella, teksa mjekët kanë diagnostikuar gastroenterit akut.
Me marrjen e njoftimit është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të helmimit, informon sot policia e Dibrës.
'Komisariati i Policisë Bulqizë, ka marrë njoftim se disa shtetas banorë të bashkisë Bulqizë, ishin paraqitur në spital për ndihmë mjekësore me simptoma helmimi.
Me marrjen e njoftimit është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të helmimit.
Në përfundim të hetimeve, do të ketë informacion më të detajuar.', thuhet në njoftimin e policisë.
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Arrestohet Beqaj, po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën e korrupsionit?
-
Po
45.9%
-
Jo
46.9%
-
Nuk e di
7.1%
Vota total: 5829
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dibër/ Kultivoi bimë narkotike në Selishtë, në pranga 36-vjeçari, në hetim edhe kryeplaku
30 Qershor, 10:41
-
Plagoset rëndë minatori në Bulqizë! Biznesi i kromit po merr jetë, dy të vdekur dhe një i plagosur për një muaj
29 Qershor, 17:12
-
Plagoset minatori në minierën e Bulqizës! 45- vjeçari dërgohet drejt traumës në Tiranë
29 Qershor, 11:28
-
Jo vetëm det! Turistët e huaj preferojnë edhe lumenjtë shqiptarë! Kanoe, rafting dhe kajak në lumin Drin
23 Qershor, 14:47
-
Dibër/ Shpërndanin lëndë narkotike në doza, në pranga 27-vjeçari, 5 të tjerë në hetim
23 Qershor, 10:33
-
Klos/ U konfliktua me vëllanë e tij, arrestohet 38-vjeçari! Sekuestrohet një pistolë
22 Qershor, 10:52
-
Peshkopi/ Hodhi fishekzjarre pas mesnate në oborrin e një shkolle, nis hetimi ndaj 28 vjeçarit
21 Qershor, 10:05
-
Organizonte lojëra fati në lokal, arrestohet në flagrancë 32-vjeçari në Dibër
18 Qershor, 11:46
-
Bulqizë/ 19-vjeçarja kallëzon në polici se kërcënohet në rrjete sociale nga persona të panjohur
13 Qershor, 11:50
-
E majta humbet shumicën në këshillin bashkiak të Dibrës! Të djathtët mocion për shkarkimin e kryetares Irini Shehu
11 Qershor, 16:47
-
VIDEO/ Aksident në ‘Rrugën e Arbrit’, dy makinat bëhen shoshë pas përplasjes, shoferët në spital
11 Qershor, 08:34
-
Banorët e 8 fshatrave në Bulqizë pa rrugë, gropa të thella dhe baltë! Bashkia: S’kemi fonde për asfalt
9 Qershor, 16:18