ZYRIH- Një numër prej 300 shqiptarësh që banojnë në Zvicër janë bërë gati dhe do të ndjekin ndeshjen Serbi-Shqipëri, e cila zhvillohet të martën në Beograd.
Siç bën të ditur agjencia "Presheva Jonë", mbi 300 shqiptare nga Gjeneva dhe qytetet e tjera zvicrane janë të gatshëm të ndjekin ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë.
Sipas Blerim Hoxhës, manaxher i kombëtares, interesimi i shqiptarëve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Presheva, por edhe i zviceranëve është i madh për të ndjekur ndesjen Shqipërisë dhe Serbisë. Shumica e këtyre tifozëve sipas z.Hoxha posedojnë pasaporta zvicerane dhe ka gjasa ti ndalojnë.
Ditët e fundit ka pasur shumë rezervime të fluturimeve për në Beograd nëpërmjet kompanisë "Airserbia", dhe këto të gjitha janë bërë me qëllim të ndjekjes së ballafaqimit në fjalë. Grupi i interesuar për të përcjellë duelin identifikohet me emrin "Molla e Kuqe".
Vetem dje dhe sot ka pasur kater fluturime  nga aeroporti i Zyrihut ne drejtim të Beogradit (aeroplaneve të kompanisë "Aerserbia", në mesin e tyre ka pasur mbi dhjetra shqiptarë, kryesisht të rinj. Ata jane kryesisht me pasaporta zvicerane.."  ka thënë për "Presheva jonë" Sergjan Popoviç, zëdhnës i kompanisë serbe në Zyrih. Sipas z.Popoviç "Për çudi. ditëve te fundit, vërehet një interesim i madh i pasagjerëve shqiptare nga Zvicra në drejtim të Beogradit. Aeroplanët e kompanisë serbe nisen për çdo ditë nga aeroporti i Zyrihut me drjtm Beogradin para dite në ora 9:10  dhe pasdite në 21:20. Çmimet jane të volitshme nga 100 deri ne 200 franga zvicrane" ka pohuar  Popoviç. /ATSH/