Më shumë se 31 mijë të huaj kanë hyrë mesatarisht çdo ditë në Shqipëri përgjatë muajit të kaluar. Shifrat e INSTAT tregojnë se në maj në vend kanë hyrë 973,688 të huaj ose 38,1% më shumë krahasuar me vjet. Po me të njëjtin ritëm po udhëtojnë edhe shqiptarët, pasi mbi 662 mijë rezidentë kanë dalë jashtë vendit në muajin që kemi lënë pas, tendencë në rritje e ndikuar edhe prej biletave të lira.
Këto shifra, që dëshmojnë për një rekord të ri turistik, po ‘fundosin’ valutat në vend, e kryesisht euron dhe dollarit për shkak të flukseve valutore që po hyjnë në vend. Turistët e huaj vetëm në tremujorin e parë sollën afro 788 milionë euro, shifër që pritet të jetë më e lartë për tremujorin e dytë të vitit.
Shtimi i sasisë së euros në treg ka bërë që ajo të prekë vlerën më të ulët të këmbimit në maj me 100 lekë kur shitej nga zyrat e këmbimit dhe 99 lekë kur i blihej qytetarëve. Aktualisht euro po këmbehet me 100.2 lekë, kurse dollari ka zbritur në 93 lekë.
Po ashtu bumi turistik me 3.3 milionë të huaj në 5 muaj ka shtuar edhe nevojën për mallra, duke rritur peshën e importit. Sipas të dhënave të INSTAT nga muaji janar deri në fund të majit, janë blerë nga jashtë ushqime me vlerë 594 milionë euro nga 551 milionë euro në 5-mujorin e parë të 2023-shit. Vetëm vlera e zarzavateve të importuara në këtë periudhë përllogaritet në 23 milionë euro shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë.
Edhe sipas të dhënave të Doganës, në 5 mujorin e parë të vitit është rritur me 220 tonë importi i birrës, me 150 tonë janë shtuar importet e kafes si dhe u blenë 47 tonë cigare më shumë se vjet.
IMPORTI I USHQIMEVE E PIJEVE
Janar-Maj 2023 551,961,227 euro
Janar-Maj 2024 594,484,391 euro
Rritja +42,523,164 euro
K.T./I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
31.3%
-
Të gabuar
54.2%
-
Nuk e di
14.6%
Vota total: 144
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ekspertja e ekonomisë Kortoçi: Turizmi po mbështetet tek prodhimet që importohen, ky sektor nuk zhvillohet pa bujqësinë e vendit! Qeveria të subvencionojë
23 Janar, 13:59
-
Rama në Forumin e Davosit: Turizmi, kali ynë i betejës! Po angazhojmë arkitektë nga mbarë bota, këtu do ketë projekte që nuk i gjen në rajonin tonë
22 Janar, 14:57
-
‘Shqipëria për të huajt edhe pak për shqiptarët’, Rama i përgjigjet komentuesit: Mbi 979 mijë pushues rezidentë në 2024, inati politik e bën njeriun të verbër
22 Janar, 10:57
-
'Zhvlerësohen' edhe produktet 'Made in Albania', biznesi vendas humb me miliona euro në eksport
20 Janar, 16:35
-
Euro ‘zhvlerëson’ edhe eksportet! Prodhimi vendas ‘në vend numëro’
18 Janar, 14:45
-
Rekordi/ Viti 2024 solli 11.7 mln vizitorë të huaj në Shqipëri, 15.2% më shumë se në 2023-in! 3.8 mld euro të gjeneruara në 9 muaj
13 Janar, 12:27
-
Inflacioni në muajin dhjetor 2.1%, shtrenjtimi i çmimeve dominon rritjen e kostove të jetesës! INSTAT: Krahasuar me 2023, inflacioni u ul nga 4.8% në 2.2% për 2024-ën
10 Janar, 12:19
-
Media italiane 'Volo Scontato': Shqipëria mes destinacioneve evropiane që nuk duhen humbur në 2025
10 Janar, 08:37
-
Miratohet ‘Paketa e Maleve’/ Kriteret për blerjen me 1 € të tokës shtetërore! 500 subjekte që investojnë përjashtohen nga 4 taksa për 10 vite
9 Janar, 22:19
-
Media irlandeze 'The Irish News': Shqipëria ndër destinacionet më të mira për pushime në 2025
8 Janar, 07:46
-
”Bild” jehonë Shqipërisë, në krye të destinacioneve për vitin 2025
7 Janar, 10:44
-
Bie numri i lindjeve në Lezhë, 18% më pak se në 2013! Në 3 vite, lindën 40 fëmijë afganë
5 Janar, 14:20
Ku i gjeni këto statistika? Numëroni shqiptarët e Kosovës e Maqedonisë, shofertaksi me pasaportë të huaj, pilotët e huaj sa herë hyjnë e dalin? Shqiptarët e Shqipërisë me pasaporta të huaj sa herë hyjnë e dalin? Turizmi bum bum bum është urdhri.
Përgjigju