Presidenti i urdhrit të Mjekëve Dine Abazaj është kundër testimit të mjekëve, ai e sheh këtë testim si të pavend për aq kohë sa mjekët kanë liçencën e urdhrit të mjekut .

"Të gjithë mjekët që janë licensuar në bazë të disa kritereve, dosjeve , të dhënave nga drejtori të institucioneve mbi performancën dhe kapacitetet e tyre profesionale sjelljen e tyre profesionale. Kështu që nuk e di se si mund të jetë më e testuar profesioniste. Në vend që të testohen mjekët në këtë mes unë do thosha testohen drejtuesit e institucioneve shëndetësore se sa janë të aftë,”- u shpreh Dine Abazaj.

testimi i mjekeve

3720 mjekë dhe rreth 13 mijë infermierë e laborantë, do t’i nënshtrohen testimit që do të zhvillohet nga Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Profesoriatin e Mjekësisë.Ky testim do të nis në muajin shkurt dhe do të përfundojë në muajin mars. Presidenti i urdhrit të mjekëve nuk ka dhënë një version përfundimtar nëse do ta bojkotojnë këtë testim.


“Në ecuri e sipër unë sigurisht do kontaktoj mjekët, do marr opinionet e tyre megjithëse në përgjithësi i kam marrë, e të shikojmë pastaj të hymë dhe në bisedime me Ministrinë e Shëndetësisë nëse ata do pranojnë të bisedojnë me grupet e interesit ashtu siç duhet vepruar normalisht,”-vijoi Abazaj.

testimi i mjekeve


Infermierët janë të parët që do ti nënshtrohem testimit e më pas infermjerëve mjekët e shërbimit shëndetësor parësor dhe mjekët në Qendrat Universitare , por këtu nuk do të përfshijmë pedagogët që janë pjesë e arsimit të lartë. Procesi i tesimit të njohurive të mjekëve dhe infermirëve do të shërbejë si një skaner, për të parë ç’duhet bërë më pas për kualifikimin e tyre, si dhe për të nxjerrë jashtë sistemit ata që nuk kalojnë testin.

Paralelisht me testimin është dhe një tjetër proces i kualifikimit të mjekëve: ai i certifikimit nëpërmjet krediteve. Edhe këtu mjekët që nuk kanë ndjekur edukimin në vazhdim do të largohen ndërsa për mjekët që kanë mungesë kreditesh do të jepet mundësia që ti plotësojnë ato.