MITROVICË - Filiali i Fondit Pensional të Serbisë në Mitrovicë ka marrë mbi 4 mijë kërkesa nga shqiptarët e Kosovës për pagat e pensioneve të papaguara nga ky fond, që nga qershori i vitit 1999.
Mediet e Beogradit rikujtojnë se qeveria e Serbisë ka hartuar një plan për zgjidhjen e këtij problemi. Plani është bërë pas vendimit të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg dhe të hyrjes në fuqi të akt-gjykimit nga shtatori i vitit 2012, me të cilin urdhërohet pagesa e këtyre pensioneve.
Me këtë dokument, raporton B92, Serbia duhet të paguajë të gjitha pensionet e papaguara nga 9 qershori i vitit 1999.
Drejtori i filialit të Fondit Pensional të Serbisë në Mitrovicë, Radulle Kompiroviç, i ka deklaruar agjencisë serbe të lajmeve Tanjug, se brenda dy muajsh ka qenë afati i paraqitjes së kërkesave, janë dorëzuar 4055 kërkesa. Por ai nuk ka përjashtuar të drejtën e paraqitjes së kërkesave as pas kësaj periudhe (19 prilli ishte caktuar afat i fundit). Të drejtën për të bërë kërkesë, sipas Kompiroviçit, e kanë të gjithë ata pensionistë, të cilët ndërkohë nuk kanë marrë pension nga Kosova.
Kërkesat, sipas tij, do t’i dorëzohen Shërbimit të Drejtorisë së Fondit në Beograd, për të cilat do të vendosë një komision i posaçëm.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com