Mbi 4 mijë vaksinime antiCOVID sot, më shumë se 716 mijë nga fillimi i fushatës! Mbërrijnë 60 mijë doza Sinovac

Mbi 4 mijë vaksinime antiCOVID sot, më shumë se 716 mijë nga fillimi i fushatës! Mbërrijnë 60 mijë doza Sinovac

Foto nga vaksinimi

Ka shkuar në më shumë se 717 mijë numri i vaksinimeve të kryera në vend kundër koronavirusit. Nga fillimi i fushatës "Shqipëria buzëqesh" janë bërë 716, 616 vaksina anti COVID. Vetëm në 24 orët e fundit janë bërë 4,170 vaksinime.

Pas një mungese prej pak ditësh, kanë ardhur sot në vend 60 mijë doza të vaksinës kineze Sinovac, për të vijuar pa ndërprerë procesin e vaksinimit masiv. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bëri me dije se nesër do të mbërrijnë edhe 14 mijë doza të vaksinës Pfizer, ndërsa shtoi se brenda muajit maj do të vijnë edhe 40 mijë vaksina AstraZeneca.

Në Shqipëri deri më tani kanë mbërritur më shumë se 830 mijë doza të vaksinës kundër COVID, ndërsa numri i vaksinimeve të kryera, deri dje, është 712 mijë dhe janë më shumë se 240 mijë qytetarë që kanë marrë të dyja dozat.

Epidemiologu Ilir Alimehmeti në një intervistë të mëparshme për Report Tv tha se është i mendimit se ka ardhur koha e lirimit të masave kufizuese në vend, për shkak të situatës të stabiluar nga COVID-19  dhe afrimit të sezonit veror. Duke bërë një krahasim me verën e kaluar, këtë vit përqindja e qytetarëve që e kanë kaluar COVID është më e lartë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:27
Mbërrijnë 60 mijë doza të vaksinës kineze, Manastirliu: Do përdoren për të vaksinuar qytetarët që kanë marrë dozën e parë! Nesër edhe 14 mijë nga Pfizer

Të gjithë qytetarët të cilët kishin bërë vaksinë e parë kineze, tashmë do të mund të marrin edhe dozën e dytë të kësaj vaksine. Pas një mungese prej pak ditësh, kanë ardhur sot në vend 60 mijë doza të vaksinës kineze Sinovac, për të vijuar pa ndërprerë procesin e vaksinimit masiv.

E pranishme në Aeroportin "Nënë Tereza", Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu theksoi se këto doza do të përdoren pikërisht për qytetarët që tashmë kanë marrë dozën e parë të kësaj vaksine.

Po ashtu ajo bëri me dije se nesër do të mbërrijnë edhe 14 mijë doza të vaksinës Pfizer, ndërsa shtoi se brenda muajit maj do të vijnë edhe 40 mijë vaksina AstraZeneca.

Manastirliu shtoi se do të fillohet edhe me zgjerimin e grupit të riskut, ku së shpejti do të përfshihen edhe punonjësit e transportit publik.

"Sapo kanë mbërritur 60 mijë doza të vaksinës Sinovac, pjesë e kontratës së dytë që qeveria shqiptare ka negociuar, doza që do përdoren për qytetarët që tashëm janë vaksinuar me dozën e parë dhe duhet të vijojnë vaksinimin me dozën e dytë. Jemi duke vaksinuar sipas kalendarit ët vaksinimit, po vijojmë me punonjësit e fasonerive dhe punonjësit e hoteleve. Duke filluar me ardhjen e vaksinave, pjesë e kontratës prej 500 mijë dozash, do fillojmë me rritjen e grupit të riskut, duke përfshirë edhe vaksinimin e punonjësve të transportit publik. Situata me pandeminë është tashmë e normalizuar. Të hënën do të vijnë 14 mijë e 40 vaksina Pfizer nga instrumenti Covax. Brenda muajit majë do vijën edh e40 mijë vaksina Covax.

I pranishëm në aeroportin "Nënë Tereza" ishte edhe Ministri Arben Ahmetaj, i cili e cilësoi mbërritjen e këtyre doza, si një premtim të mbajtur pas 25 prillit, duke iu përgjigjur zërave të kritikëve për mungesën e vaksinës kineze gjatë ditëve të fundit.

“Është premtim i mbajtur pas datës 25 prill. Nuk ka të bëjë me zgjedhjet por me atë që bën një qeveri. Ja një fakt tjetër se bashku me ministren i kemi prezantuar kryeministrit edhe planin e vaksinimit për vitet që vijnë,” tha Ahemtaj.

Në Shqipëri deri më tani kanë mbërritur më shumë se 830 mijë doza të vaksinës kundër COVID, ndërsa numri i vaksinimeve të kryera, deri dje, është 712 mijë dhe janë më shumë se 240 mijë qytetarë që kanë marrë të dyja dozat.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre