Mbi 6 mijë vende të lira pune, kryeson Tirana dhe Durrësi! Kërkohen kryesisht punonjës për Turizmin e Teknologjinë

Shumë biznese kanë afishuar njoftime për vende të lira pune. Nuk dihet numri i saktë i kërkesave, por zyrtarisht vetëm në Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, mbi 6 mijë biznese  kërkojnë një punëtor.

Megjithatë, numri i të papunëve, sipas kësaj Agjencia, është shumë herë më i lartë. Bëhet fjalë për mbi 70 mijë qytetarë në muaj që kërkojnë një punë,

'Janë mbi 70 mijë persona që i drejtohen zyrës së punës për të kërkuar punë çdo muaj, apo për të rritur kapacitete. Kemi një rritje të madhe nga kërkesat nga të rinjtë dhe janë drejtuar gjithmonë zyrave të punës.'- thotë Gerta Hajro.

Kjo zyrë ka afruar edhe aksesin që të papunët të bëjnë kërkesën online

E reja e fundit është që të gjithë punëkërkuesit që janë në kërkimin e një vendi pune, mund të hapin llogarinë e vet dhe mund të aplikojnë direkt për vendin e punës”, tha drejtoresha e Agjensisë së Punës, Gerta Hajro. 

Vendet e lira të punës, tha drejtoresha e AKPA, Gerta Hajro, janë kryesisht në turizëm e teknologji, dhe për 30% e tyre nevojitet që punëkërkuesi të ketë përfunduar Universitetin apo masterin.

“Gati 40% e vendeve të lira kërkojnë punojnës me 1 vit eksperiencë. Gati 30% e vendeve të lira të punës kërkojnë  persona me universit, me master apo me doktoraturë. Vendet e lira të punës, hoteleri turizëm, teknologji informacioni, tregëti, ndërtim apo industri përpunimi. Qyteti që është kryesor në shpalljen e vendeve të lira janë Tirana, Durrësi, Shkodra”.

Edison Hoxha, nga Qendra Për Të Drejtat Në Punë tregon arsyet se përse këto vende të lira pune nuk plotësohen dhe për pasojë ka shumë të papunë

'Mungesa e standardeve të punës që këto vende pune, sidomos në sektorin priva, është arsyeja kryesore që këto vende të mos plotësohen. Edhe ato që ato plotësohen, por plotësohen për periudha tranzitore dhe jo afatgjatë. Këtu kemi parasysh, sektorët e vështirë të ekonomisë, sektorët e shërbimeve. Punonjësit në këto punë nuk shohin perspektivë për të ardhurën. Për këtë arsye, janë të prirur drejt kërkimit të punëve të tjera, që paguhen më mirë dhe janë më të qëndrueshme. Një nga arsyet e tjera shumë të rëndësishme, që këto vende pune nuk plotësohen është se kemi një shkallë të lartë emigracioni. Standardet lidhen me pagat.'- tha Hoxha.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aga: 20/02/2024 13:46

    Krijoni kushte te mira pune silluni mire me punetoret dhe e fundit jepuni nje page te kenaqme edhe nuk do te keni problem mungesen e punetoeeve

    Përgjigju
  • 6000: 19/02/2024 12:47

    Duhen të shtohen lindjet me 6000 fëmijë që të plotësojnë këto vende pune bosh. Të nënshkruajnë kontratë që nuk do emigrojnë kur të arrijnë moshën 18vjet për 5 vitet e para. Ndryshe të paguajnë çmimin real për 18vjet që qeveria i mbajti me bukë.

    Përgjigju
  • Alb: 19/02/2024 10:53

    Kapitalizmi ne shqipnin ka falimentu.

    Përgjigju
    • goku: 20/02/2024 16:44

      e vertete!!!

  • Iris: 19/02/2024 01:08

    Paradoksi shqiptar! Vende pune ka,por duhet te aplikosh on-line dhe per me teper duhet diplome universiteti e master dhe nuk po flasim per rrogat e kushtet e punes,apo trajnim gradual nga kompania qe kerkon punetore! Pikerisht shtresat me te varfera qe kane nevoje urgjente per vende pune nuk plotesojne asnje nga keto kushte.

    Përgjigju
    • Parajsë për taksa: 19/02/2024 08:07

      Punë me rroga të larta s'ka. Kështu që kot lodheni

  • Shqiptari: 18/02/2024 19:40

    Nuk keni pare gje akoma...

    Përgjigju
    • 67 vjec mesatarja e punemarresve: 18/02/2024 23:57

      Gjermani o Gjermani

    • Arti: 18/02/2024 22:51

      Pirth pirth,,,,nuk gjejn Pune se gjysma Jan injorant pa' shkolle,qe rrin ne kafe gjith diten,,,rini analfabet

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori