Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj është marrë e pandehur dhe do të përballet në gjyq për akuzën e fshehjes së të ardhurave, pasi dyshohet se ka shmangur detyrimet tatimore në një vlerë totale prej më shumë se 6 milionë lekësh.
Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet dhe vendosi të dërgojë çështjen për gjykim, duke e akuzuar këngëtaren për veprën penale “Fshehje e të ardhurave”, të kryer më shumë se një herë.
Prokuroria i referohet me emrin Xhensila Kallaku, për shkak se këngëtarja më herët ka mbajtur mbiemrin e ish-bashkëshortit, Bes Kallaku, pasi hetimet nisën në vitin 2024. Nga verifikimet e kryera dhe analizimi i dokumentacionit financiar, organi i akuzës konstatoi dyshime për mospërputhje mes të ardhurave të deklaruara nga këngëtarja dhe lëvizjeve të saj financiare.
Në fokus të hetimit ishin transaksionet e kryera me pasuri të paluajtshme, depozitimet e shumave të konsiderueshme të parave CASH, të cilat sipas prokurorisë nuk justifikoheshin nga të ardhurat e deklaruara, si dhe tërheqjet e konsiderueshme të parave, për të cilat nuk kishte informacion mbi mënyrën e përdorimit. Për të justifikuar depozitimet në para fizike, Myrtezaj ka dorëzuar një deklaratë me shkrim, ku ka pretenduar se të ardhurat ishin siguruar nga koncertet e zhvilluara brenda dhe jashtë Shqipërisë. Megjithatë, sipas prokurorisë, dokumentacioni i paraqitur i justifikonte këto të ardhura vetëm pjesërisht.
Në përfundim të hetimeve, Prokuroria i është referuar edhe një akti ekspertimi kontabël, përmes të cilit është përllogaritur shuma e detyrimeve tatimore të shmangura. Për vitin 2023, këngëtarja dyshohet se shmangu pagesën e 2 milionë e 417 mijë e 311 lekëve në detyrime tatimore, ndërsa për vitin 2024, shuma e përllogaritur nga eksperti arrin në 3 milionë e 658 mijë e 210 lekë. Në total, për të dy vitet, detyrimet tatimore të shmangura sipas ekspertimit kapin vlerën e 6 milionë e 75 mijë e 521 lekëve. Sipas organit të akuzës, secili prej këtyre viteve përbën një rast më vete të shkeljes, pasi veprimet u kryen në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
-
E la besin e shkrete ne borxhe deri ne fyt, vec kredi 1 miljon euro dhe kjo doli me lek e me biznese. Normal qe e ndau Besin se filloi tu i klientelizu cunat e Dubait kerciti leku cash. Pse flitet vetem per 23/24 dhe jo per vitet tjera?! Eh mor Xhensila, i ke ra llogarise se thot popullit, jepe tani sa e ke kohen se kur te plakesh sdo ta haj as macja!
Përgjigju-
60 vjece ishte ajo zonja ne video me kompozitorin or teeeejjjjj
-
-
Te gjithe keta te artit e te mediave duhet te kalojne ne site.
Përgjigju










Komente
Komento