Mbi 600 të helmuar nga uji i pijshëm në Krujë, qytetarët protestë para bashkisë denoncojnë: Për ujësjellësin janë përdorur tuba nafte të marrë në Ballsh

Me dhjetëra qytetarë në Krujë janë mbledhur para bashkisë, duke protestuar për helmimin nga uji i pijshëm. Në mënyrë simbolike, ata kanë varur bidonë bosh te dera e Bashkisë, ndërsa deklarojnë se tubat dhe impianti i ujësjellësit janë tuba nafte të përdorura të marra në Ballsh e në minierat e Bulqizës dhe më pas janë montuar për ujësjellësin e qytetit.

"I gjithë populli i Krujës e di shumë mirë se janë tuba nafte dhe janë marrë në Ballsh. Shteti të marrë masa, ta verifikojnë. Janë tuba nafte të marrë lirë. Uji na ka ardhur ngjyrë kaf. Tubat e vjetër i kanë lidhur me tubat e përdorur. Janë tuba të marra edhe në Bulqizë, te miniera e kromit ", thotë një protestues.

"Po protestojmë për të drejtat tona, po na shkelin me këmbë. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi. Kur na erdhi uji nga ujësjellësi i ri ishte i ndotur. Jemi të shqetësuar për veten, për familjarët. Tani na vjen ujë me gëlqere, i papërdorshëm, shprehet nj tjetër".

"Jam 72 vjeç dhe deri më sot nuk kam dëgjuar ndonjëherë helmime në popull. Si ndodhi, ta gjejnë ata që dhanë fondet për ujësjellësin e ri", thotë një tjetër.

Mbi 600 persona përfunduan në spital në Krujë me dhimbje barku, dhimbje koke e temperaturë, për shkak të kontaminimit të ujit të pijshëm.

Katër ditë pas regjistrimit të rasteve të helmimit, Instituti i Shëndetit Publik bëri me dije se në ujë është gjetur bakteri " Enterokokus". Ky bakter u gjet në vetëm një depo uji, kjo sepse Ujësjellësi ka pastruar dhe ka hedhur klor në depot e tjera të qytetit, pa u marrë mostrat nga ISHP-ja.

Për helmimin e mbi 600 persona nëndrejtori i ISHP-së, Dritan Ulqinaku bëri përgjegjës Ujësjellësin e që sipas tij duhet të kishte reaguar më shpejt, teksa nuk hezitoi që ta quante këtë situatë një epidemi hidrike.

Kjo epidemi u shkaktua si rezultat i ndotjes sipërfaqësore të shirave të rëna para pak ditësh që kanë sjellë përzierje me ujërat e pijshëm të ujësjellësit të Krujës.

Prokuroria nisi hetimet në lidhje me ngjarjen, por ende nuk ka një përgjegjës. Ndërkohë furnizimi me ujë në Krujë ka rifilluar, jo për t'u konsumuar, por vetëm për arsye sanitare.

 

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • adi: 30/10/2021 16:10

    po sh sh e drejt.vec kryeministri e ka dit sh mir cfar ndodh ne ujsjellsa ndaj heshtka e der sotshme esht kriminale...esht bashke fajtor ne abuzimin me fondet publike e taksat tona mjafton vetem qe e ka dit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë