GJIROKASTËR - Rreth 60 autobusë me emigrantë shqiptarë, si dhe 1200 automjete kanë hyrë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në Pikën Kufitare të Kakavijës.
Emigrantët kanë pohuar se kanë ardhur për të ushtruar të drejtën e votës për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore ditën e diel dhe më pas do të rikthehen në shtetin fqinj ku jetojnë dhe punojnë.
Janë mbi 7000 persona që kanë hyrë gjatë 24 orëve të fundit nga Kakavija. Për të mos krijuar radhë pritje Policia Kufitare ka marrë të gjitha masat duke vënë në hyrje 6 sportele.
Ndërkohë edhe numri i automjeteve që hyjnë në territorin shqiptar ku emigrantët do të votojnë kandidatin apo subjektin që dëshirojnë, po vijon të jetë i lartë.
Pavarësisht fluksit të lartë të hyrjes, nuk janë shënuar vonesa gjatë përpunimit të dokumentacionit si në palën shqiptare edhe në atë greke
Edhe në pikën kufitare të Kapshticës kanë qenë me dhjetra emirgrantët të cilët janë kthyer në atdhe për zgjedhjet e 21 qershorit. “Po kthehemi në Shqipëri për të votuar, duam që zgjedhjet të ecin normalisht dhe të qeta. Udhëtimin e kemi paguar nga xhepi sepse askush nuk mendoi për ne. Me votën tonë duam më të mirë për vendin tonë”, u shpreh një emigrant i kthyer në atdhe.
Pala shqiptare punon me 3 sportele hyrje dhe 3 dalje, ndërsa ajo greke me 2 hyrje dhe 2 dalje.
Të dielën shqiptarët votojnë për të zgjedhur kryetarët e rinj të 61 bashkive në vend, si dhe për partitë, votat ndaj të cilave konvertohen në këshilltarë bashkiakë.
/Shqiptarja.com

VIDEO