Mbi 77 milionë raste dhe mbi mbi 1,5 milionë viktima janë shënuar nga COVID-19 në të gjithë botën

Mbi 77 milionë raste dhe mbi mbi 1,5 milionë viktima janë shënuar nga COVID-19 në të gjithë botën

Foto ilustruese

Planeti tokë aktualisht po përballet me një ndër viruset me fatale të dekadave të fundit, COVID-19, i cili ka ndryshuar rrjedhën normale të jetës së njerëzve. Aktualisht numri i rasteve me COVID-19 ka arritur 77,184,964 ndërkohë që numri i viktimave është 1,699,878, në të gjithë botën që nga fillimi i pandemisë.

Sipas të dhënave nga worldometern numri i total i personave të shëruar nga virusi është 54,101,196.

Shtetet të cilat janë prekur më së tepërmi nga koronavirusi dhe kanë shënuar numrin më të lartë të infektimeve dhe viktimave janë SHBA e cila zotëron vendin e parë, duke vijuar me Indin, Brazilin, Rusinë, Francën dhe Britanin e madhe.

Qeveritë e shteteve kanë ndërmarr masa të reja anti-COVID me qëllim shmangies e infektimeve gjatë periudhës së festave, të cilat bëhen shpesh shkak për grumbullime masive njerëzish.

Së fundit në Britaninë e Madhe është shfaqur një variant i ri i koronavirusit, i cili ka tronditur opinionin publik dhe ka bërë që shtetet evropiane të alarmohen dhe të marrin masa menjëherë në mënyrë që të shmanget përhapja e tij.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan