Mbijetesa, ekipi i Sopotit kërkon 
fitoren në tavolinë ndaj Partizanit B

Mbijetesa, ekipi i Sopotit kërkon <br />fitoren në tavolinë ndaj Partizanit B
Klubi i Sopotit ka dorëzuar pranë Federatës Shqiptare të Futbollit (Komisionit të Disiplinës) ankesën për ndeshjen e zhvilluar ndaj Partizani B. Takimi u luajt dje në “Elbasan Arena” dhe ekipi i Partizanit B fitoi me rezultatin 1-4.

Por librazhdasit kontestojnë rezultatin dhe thonë se në këtë ndeshje u shkel rregullorja dhe për pasojë, Sopotit duhet t’i jepet fitore në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe Partizanit B t'i zbriten 3 pikë.

Në kërkesën e dorëzuar pranë FSHF-së, drejtuesit e klubit të Sopotit thonë se në ndeshjen e ditës së mërkurë date 18.05.2016, e vlefshme për Javen e 36-të të Kategorisë Superiore, (Sezoni 2015-2016), luajtur midis ekipeve kryesore KF Partizani-KF Teuta, në protokoll janë regjistruar lojtarë Ibrahimi dhe si zëvendësues në minutën e 67’, Ramadani, në kundërshtim me rregulloren e FSHF-së.

“Nga sa me siper, konstatojme se pa kaluar ende 3 (tre) dite kalendarike, lojtaret e permendur me siper jane aktivizuar ne ndeshjet e ekipit “B”.

Ky aktivizim ka shkelur ne menyre te hapur Vendimin Nr.3, date 11.11.2013 te Komitetit Ekzekutiv i FSHF-se,  i cili ne nenin 14, pika 5 thekson ne menyre taksative: “Ekipi “B” mund te aktivizoje ne ndeshjet e kompeticionit ku merr pjese deri ne 5 lojtare te ekipit kryesor te klubit me kusht qe ata te mos jene aktivizuar per ekipin kryesor se paku 3 dite kalendarike para asaj ndeshje te ekipit “B”.”

Nderkohe, qe  rezulton qe te dy lojtaret jane aktivizuar me ekipin “B” te Partizanit te nesermen pra, ne daten 19.05.2016. Shkelja e mesiperme, denohet sipas nenit 54 “E drejta për të luajtur” te Kodit te Disiplines Sportive ne fuqi”,-thuhet në ankesën e klubit të Sopotit.

Klubi i Sopotit kërkon fitoren 3-0 në tavolinë dhe një gjobë ndaj Partizanit B në vlerën e 600 mijë lekëve.

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Mziu e shtyu, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës, dhuna po kalon çdo kufi, dëmton Shqipërinë!

Mziu e shtyu, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës, dhuna po kalon çdo kufi, dëmton Shqipërinë!