LUSHNJE - Vija hekurudhore që kalon përgjatë qytetit të Lushnjes është një problematike e bartur prej vitesh, teksa mbikalimet e paligjshme janë prezente në disa pjesë të saj.
Disa ditë më parë një 10 vjeçare për pak ndërroi jetë teksa u përplas nga treni gjatë kohës që po kalonte mbi shinat e trenit për të shkuar në shkollë.
Nuk kanë munguar ndër vite rastet e aksidenteve më pasoja në jetë njerëzish gjatë përpjekjeve për të kaluar mbi këto mbikalime të paligjshme.
Zonat ku kalon linja hekurudhore së fundmi janë populluar me banorë të rajonet e thella malore, të cilët krijuar vetë mbikalime të paligjshme për të shkuar në shtëpitë e tyre.
Drejtoria e hekurudhave në rrethin e Fierit e kontaktuar nga A1 Report për këtë situatë pohon se nuk ka fonde për të siguruar ruajtjen e këtyre mbikalimeve gjatë orareve kur kalon treni.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO