“Mbill lulen tënde”, të vegjlit e Tiranës i shtojnë gjelbërimin dhe ngjyrat Parkut të Liqenit

“Mbill lulen tënde”, të vegjlit e Tiranës i shtojnë gjelbërimin dhe ngjyrat Parkut të Liqenit

Gjelbërimit të Tiranës i kanë kushtuar kohën e tyre edhe të vegjlit e kryeqytetit. Në kuadër të aktivitetit “Mbill lulen tënde”, nxënës të shkollave 9-vjeçare kanë zhvilluar orë mësimi të hapur në natyrë, duke mbjellë lule në Parkun e Liqenit Artificial.

Të vegjli i shtuan ngjyra, hijeshi dhe oksigjen mjedisit përreth, duke dhënë kështu një mesazh edhe për të rriturit se, “mbjellja e luleve apo pemëve është jetike”.

Bashkia Tiranë organizon aktivitete të shumta, gjithnjë e më të shpeshta për edukimin, ndërgjegjësimin e frymëzimin tek brezi i ri mbi bimësinë, mbjelljet e reja të pemëve e luleve, njohjen e mbrojtjen e natyrës, jetesën aktive e të gjelbër. Në kuadër të projektit Orët Edukative, vjen aktiviteti i radhës “Mbill Lulen Tënde”, ku nën kujdesin e agronomëve, fëmijët do të kenë mundësi të mbjellin lule dhe të mësojnë më shumë rreth natyrës, bimësisë dhe të gjitha proçeseve në dobi të rritjes, zhvillimit të fidanëve. 

Një ditë mësimi ndryshe e mbushur me ndarje njohurish dhe kontakt nga afër me bimët, ndihmon në edukimin e brezit të ri për më shumë dashuri dhe përkujdesje për natyrën dhe mjedisin që na rrethon.


Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, arrestohet 42 vjeçari afër shkollës së mesme të bashkuar në Krrabë, kanoste me thikë nxënësit

Tiranë, arrestohet 42 vjeçari afër shkollës së mesme të bashkuar në Krrabë, kanoste me thikë nxënësit