Prej 4 korrikut urgjencat kirurgjikale, një ditë në javë te spitali 'Shefqet Ndroqi' 

Prej 4 korrikut urgjencat kirurgjikale, një ditë në javë te spitali 'Shefqet Ndroqi' 

Spitali i Sanatoriumit në Sauk

Duke filluar nga data 4 korrik, çdo të merkurë, pra katër herë në muaj urgjencat kirurgjikale do të përballohen nga Spitali Universitar "Shefqet Ndroqi", i cili tashmë është gati për pritjen e të gjitha urgjencave kirurgjikale. Për këtë janë marrë të gjitha masat për numrin e sallave të operacionit, praninë e të gjithë specialistëve si kirurg, anestezist, instrumentist dhe staf mbështetës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ky lloj organizimi është i domosdoshëm jo vetëm për shpërndarjen e ngarkesës së punës në të gjitha spitalet universitare, por edhe për ofrimin e një shërbimi sa më cilësor për pacientët. Skënder Brataj, drejtori i Urgjencës Kombëtare, i bëri thirrje qytetarëve t'i drejtohen urgjencës kombëtare për çdo shërbim urgjence, duke telefonuar 127.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, muk do të referohen ne urgjencen kirurgjikale në Sanatorium rastet e sjella me Helikopter, Djegje plastika, Obsetrikë-gjinekologjia si dhe Trauma.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat