Çerma gjendet në zemër të Myzeqesë dhe kamera e Veri Jug është ndalur në arat e mbjella me grurë të fermerit Astrit Vrapi.

Për shkak të shirave të vjeshtës, në disa ara mbjellja e grurit është vonuar dhe fermeri Vrapi vazhdon hedh farën e grurit, në disa prej arave të fshatit.

Kryetari i fshatit Sefe Vrapi thotë se bujqit dhe fermerët nuk kanë asnjë mbështetje nga ana e shtetit dhe se gruri që vjen nga importi sfidon grurin që, edhe vjet, mbeti stok në magazinat e fermerëve myzeqarë.

Mbjellja e grurit në Çermë. Të dielën, premierë, ora 13.30, nën moderimin e reporterit Agim Pipa.