Mbledhja e kaluar u bllokua nga deputetët e Bardhit dhe Berishës, Komisioni i Reformës Zgjedhore mblidhet të premten për miratimin e planit të punës

Mbledhja e kaluar u bllokua nga deputetët e Bardhit dhe Berishës, Komisioni i Reformës Zgjedhore mblidhet të premten për miratimin e planit të punës

Rithemelimi bllokon mbledhjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore

Të premten më 26 janar, në orën 10:00, është përcaktuar të mbahet mbledhja e rradhës së Komisionit të posaçëm për Reformën Zgjedhore. Sipas njoftimit të Kuvendit, mbledhja do të mbahet fizikisht dhe deputetët anëtarë duhet të jenë të pranishëm në sallën Pjetër Arbnori.

Në agjendën e mbledhjes përfshihen 3 pika:

· Rifillimi i punimeve të Komisionit.

· Shqyrtimi i planveprimit të Komisionit. 

· Shqyrtimi i kalendarit të punimeve të Komisionit

Kujtojmë se të premten e kaluar më 19 janar, mbledhja e komisionit, dështoi për shkak se salla ku do të zhvillohej mbledhja u uzurpua nga deputetët e grupit Bardhi-Berisha. Në deklaratën e dhënë për mediat, Gazment Bardhi tha se nuk pranonte që pjesa më e madhe e opozitës të përfaqësohej nga Enkelejd Alibeaj si bashkëkryetar i komisionit. 

Ndërsa bashkëkryetari tjetër, Damian Gjiknuri i cilësoi veprimet e opozitës si 'vandale' dhe theksoi do të gjendet mënyra që Reforma Zgjedhore të ecë përpara. 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë