Mbledhja online e Ballkanit Perëndimor/ Rama: Lufta vazhdon, plani ekonomik merr formë! Soreca: BE gati t'ju mbështesë për koronavirusin

Mbledhja e kryeministrave të Ballkanit Perëndimor me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz, me pjesëmarrjen e komisionerit për zgjerimin, Oliver Varhelyi, po zhvillohet online.

Sipas kryeministrit Rama, do të ndodhë garantimi i aksesit të vendeve të rajonit tonë në tregun europian për importet mjekësore gjatë luftës me virusin.

Plani ekonomik i reagimit ndaj pasojave të luftës mbi biznesin e mbi punonjësit e sektorit privat, të detyruar të rrinë në shtëpi dhe kontributi i BE për vendet e rajonit tonë në këtë reagim.

Në mbledhjen e Këshillit Europian javën e ardhshme, do të diskutohet edhe vendimmarrja për çeljen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në BE.

Shqipëria ka vepruar shpejt e saktë në marrjen e masave shtrënguese dhe ndërkohë që lufta vazhdon, plani ekonomik i reagimit ndaj pasojave po merr formë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:59
Komisioneri për Zgjerimin: BE do mbështesë rajonin në betejën me koronavirus dhe pasojat e tij

Komisoneri për zgjerimin, Oliver Varhelyi tha se BE është i gatshëm që të mbështesë vendet e rajonit në betejën kundër koronavirus.

"Në video-konferencën e organizuar nga Sebastian Kurz me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor. Bashkimi Europian gati për të mbështetur rajonin në betejën me koronavirus dhe pasojat e saj. Ne po shohim si të bashkojmë nismat e Ballkanit Perëndimor me BE-në", shkruan Varhelyi.

Ora 12:49
Koronavirusi/ Soreca: BE gati të mbështesë Shqipërinë! Çelja e negociatave, sinjal pozitiv për Ballkanin Perëndimor

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca se BE është gati të mbështesë Shqipërinë në betejën me koronavirusin, e ndërsa sipas tij një përgjigje pozitive për çeljen e negociatave e quan një sinjal pozitiv për vendet e Ballkanit Perëndimor.

"Bashkimi Europian është gati që të mbështesë Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë në "luftën" me koronavirusin. Komisioni Europian po shikon mundësinë për të ridrejtuar fondet IPA (Fonde për ndihma para anëtarësimit). Një përgjigje pozitive për të hapur negociatat do të ishte një sinjal  rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor", shkruan Soreca.

Postimi i plotë i Sorecës
Ora 12:00
Mbledhja online e Ballkanit Perëndimor, Rama: Lufta vazhdon, plani ekonomik i reagimit ndaj pasojave po merr formë
371/4
  • /r.k./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:
      6 Nëntor, 09:49

      Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?



    ×

    Lajmi i fundit

    Elon Musk mori pjesë në një bisedë telefonike mes presidentit Zelensky dhe Donald Trump

    Elon Musk mori pjesë në një bisedë telefonike mes presidentit Zelensky dhe Donald Trump