Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje Diasporës që të mbështesë atdheun e tyre në fazën e rindërtimit të banesave që dëmtuan nga tërmeti i 26-nëntorit. Rama duke falenderuar të gjithë emigrantët shqiptarë për ndihmën e madhe që kanë dhënë për fatkeqësinë natyrore që goditi Shqipërinë dhe i ftoi ata që të ishin faktori kryesor edhe në fazën e rindërtimit. Kreu i qeverisë tha se brenda janarit do të jetë gati fatura paraprake e tërmetit të rëndë që goditi vendin tonë, ndërsa ftoi diasporën që të jetë faktori kryesor edhe në fazën e rindërtimit.
Rama këto deklarata i bëri gjatë konferencës së mbledhjes së parë të Këshillit Koordinues të Diasporës ku pjesë mori edhe presidenti Meta, Ministri i Shtetit për Diasporën Majko, ministrat e kabinetit qeveritar Çuçi, Margariti, Klosi, anëtarë të Këshillit, deputetë, drejtuesi i mbledhjes dhe anëtari i Këshillit Bashkiak të Nju-Jorkut, zoti Mark Gjonaj, si dhe përfaqësues të diasporës shqiptare.
Në fjalën e tij edhe Presidenti Meta i ka bërë thirrje Diasporës që kjo situatë të shërbejë si një moment reflektimi për të gjithë shqiptarët. Meta shprehu bindjen ky solidaritet do të vazhdojë deri në shërimin e plotë të pasojave të kësaj fatkeqësie. Ndër të tjera Presidenti Meta ka thënë se kjo fatkeqësi le të shërbejë edhe si moment reflektimi, rindërtimi, rimëkëmbjeje dhe pajtimi për të forcuar bashkëpunimin në interes të qytetarëve tanë, të vendit tonë, por edhe të kohezionit tonë kombëtar.
Më ta shfrytëzoj këtë rast të falënderoj të gjitha komunitetet e diasporës në mbarë botën për ndihmën dhe për mesazhet e solidaritetit për fatkeqësinë natyrore që goditit vendin tonë më 26 nëntor.
Kryeministri Rama duke folur për situatën e krijuar na tërmeti, tha se në historitë që ka patur bota me këtë fatkeqësi natyrore, është kuptuar se Diaspora ka një rol thelbësor në rindërtimin e zonave t prekura. Ndër ët tjera kryeministri Rama ka përmendur edhe fjalë nga Librat e Shenjtë ku thuhet se Zoti e dërgon tërmetin si një mundësi për tu penduar dhe për tu pastruar.
"Zoti e dërgon tërmetin si një mundësi për tu penduar dhe për tu pastruar. Të gjitha rastet e tërmeteve kanë një të përbashkët. Diferencën e ka bërë ndërveprimi i atij populli brenda dhe jashtë. Pra Diasporat e vendeve të goditura kanë qenë faktor i madh në rindërtim."
Presidenti Ilir Meta duke folur në tryezën e Këshillit Koordinues të Diasporës ka bërë thirrje Diasporës që të kontribuojë ashtu siç bëri në ditët e para të tërmetit. Sipas Metës situata e tërmetit duhet të jetë një moment reflektimi për të gjithë.
Në fund Meta ka shtuar se duhet bërë çdo përpjekje që shqiptarët të jenë krenar për identitetin e tyre.Ndwr tw tjera Presidenti Meta ka thwnw se kjo fatkeqësi le të shërbejë edhe si moment reflektimi, rindërtimi, rimëkëmbjeje dhe pajtimi për të forcuar bashkëpunimin në interes të qytetarëve tanë, të vendit tonë, por edhe të kohezionit tonë kombëtar.
" Përgjatë tridhjetë viteve të fundit, remitancat, pra dërgesat e diasporës, kanë patur një ndikim të jashtëzakonshëm dhe të pazëvendësueshëm në ekonominë e vendit. Ato jo vetëm ka ndikuar në uljen e varfërisë, por edhe kanë rritur konsiderueshëm standardin e jetesës për shumë familje shqiptare duke forcuar sektorin e investimeve private.
Dërgesat e diasporës edhe sot mbeten në nivele më të larta, të krahasueshme me investimet e huaja të drejtpërdrejta dhe mbeten një shtyllë e rëndësishme e zhvillimit dhe mirëqenies së vendit.Është detyrim i yni, i përcaktuar edhe në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë për t’i qëndruar sa më pranë diasporës shqiptare të hershme dhe asaj të re.
Ndaj duhet të bashkëpunojmë edhe më shumë për të gjetur zgjidhje ndaj problematikave që has diaspora, duke krijuar një klimë edhe më të favorshme për investime të huaj në Shqipëri; duke ndërtuar strategji për ruajtjen e gjuhës shqipe në diasporën e hershme arbëreshe apo arbanaist, por edhe asaj të re, pasi gjuha është ajo që e mban një komb të bashkuar; për ngritjen e qendrave kulturore shqiptare në vendet e tjera; për arritjen e marrëveshjeve me të gjitha shtetet ku ka shqiptarë për njohjen e kontributeve dhe sigurimet e pensionit të emigrantëve të pas viteve 90-të si edhe për forcimin e marrëdhënieve ekonomike edhe me këto komunitete.Shqiptarët janë gjendur gjithmonë pranë njëri-tjetrit në momente të vështira. Edhe pse larg atdheut ata kanë qenë gjithmonë me mendje dhe me zemër pranë të afërme, familjeve dhe bashkatdhetarëve të tyre në tokën mëmë.
Shfrytëzoj këtë rast të falënderoj të gjitha komunitetet e diasporës në mbarë botën për ndihmën dhe për mesazhet e solidaritetit për fatkeqësinë natyrore që goditit vendin tonë më 26 nëntor.
Shoqata dhe individë të shumtë të diasporës sonë, jo vetëm nga vendet fqinje, por edhe nga Amerika, Kanadaja e deri në Australi, kanë mbledhur ndihma dhe të ardhura në mbështetje të njerëzve të prekur nga tërmeti, duke treguar kështu një solidaritet të rrallë ndaj vendit dhe bashkatdhetarëve të tyre.
Unë besoj se ky solidaritet do të vazhdojë deri në shërimin e plotë të pasojave të kësaj fatkeqësie.
Kjo fatkeqësi le të shërbejë edhe si moment reflektimi, rindërtimi, rimëkëmbjeje dhe pajtimi për të forcuar bashkëpunimin në interes të qytetarëve tanë, të vendit tonë, por edhe të kohezionit tonë kombëtar. Së fundmi, unë i uroj suksese këtij Këshilli dhe shpresoj që të ndërmerren hapa konkrete dhe të gjendet zgjidhje për problemet dhe vështirësitë që has diaspora, si edhe të krijohet një bashkëpunim edhe më i ndërsjellë, edhe më i fortë, edhe më organik dhe më i dobishëm.Duhet të bëjmë çdo përpjekje që shqiptarët kudo ku ndodhen të ndihen të përfshirë në jetën e zhvillimin e vendit, si dhe krenarë për identitetin e tyre shqiptar.” tha Meta.
Kryeministri Rama duke folur në Këshillin Koordinues të Diasporës tha se vijueshmëria pozitive e bashkëpunimit me diasporën, duhet të bëhet përmes institucionalizimit të një marrëdhënieje me një potencial të jashtëzakonshëm, për zhvillimin e për të ardhmen e Shqipërisë. Rama në fjalën e tij në fund të takimit ka cituar edhe disa fjalë të shkrimtarit Faik Konica i cili thoshte se Historia na mëson se gjithë ndryshimet politike kanë pasur përherë këta dy faktorë: emigrantët dhe një elitë të vogël, e lindur apo intelektuale, brenda vendit. Por sipas Ramës ndryshim politik nuk do të ketë, por do të bëhet një ndryshim më i madh se politik dhe duhet të bëhen një ndryshim për të zgjeruar dimensionin e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit me njerëzit.
"Në komisionin e Reformës Zgjedhore janë dorëzuar proceset për ti dhënë të drejtën e votës atyre që janë jashtë vendit. Ky vit ishte viti i parë që mësuesit e Diasporës i kanë marrë librat para vitit shkollor. Inventari që në raport me këto dy vjet është si dita me natën. Zoti e dërgon tërmetin si një mundësi për tu penduar dhe për tu pastruar. Të gjitha rastet e tërmeteve kanë një të përbashkët. Diferencën e ka bërë ndërveprimi i atij populli brenda dhe jashtë. Pra Diasporat e vendeve të goditura kanë qenë faktor i madh në rindërtim. Po e Mbyll me Faik Konicën: Historia na mëson se gjithë ndryshimet politike kanë pasur përherë këta dy faktorë: emigrantët dhe një elitë të vogël, e lindur apo intelektuale, brenda vendit. Ndryshim politik nuk ka. Por është një ndryshim më i madh që ta kapërcejë politikën ta ridimensionojë brenda perimetrit të arsyeshëm. Shpresoj që mesazhin e tërmeti të mos e harrojnë. Duke zgjeruar perimetrin e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit me njerëzit. Shpresoj që produktet e këtyre të pranishmëve të kenë lartësinë e personave këtu. " tha në mbyllje të fjalë së tij kryeministri Rama.
Kryeministri Rama duke folur në mbledhjen e parë të Këshillit Koordinues të Diasporës ka falenderuar të gjithë të pranishmit duke thënë se Diaspora është një nga investitorët më të mëdhenj të vendit. Sipas Ramës rreth 86% e familjeve shqiptare marrin ndihmë financiare nga emigrantët. Ndërkohë Rama ka gjetur rastin të kërkojë edhe ndihma për fazën e Rindërtimit nga Diaspora.
"Jemi në një takim dhe e sollëm pjesën e tërmetit se dëmet që pasoi tërmeti ka shumë të dhëna që tregojnë në kohë në tërmetet e mëparshme se shumica e ndërtesave janë bërë nga diaspora. Shumë nga banorët morën ndihma nga diaspora. Sot shumë gjëra kanë ndryshuar më vjen mirë që sistemi ynë është në gjendje të përballojë një emergjencë të tillë edhe pse dëmet janë shumë të mëdha. Më vjen mirë që 13 mijë banorë u sistemuan nëpër hotele e struktura të tjera si shtëpi me qira. Përkujdesja për të mos pasur asnjë mungesë. Brenda muajit Janar të kemi një faturë paraprake të dëmeve të tërmetit. Faturimi i dëmeve është një proces që vazhdon dhe fill pas kësaj do të jetë rindërtimi. Është një proces që do të ketë një përcaktues ndikim në të ardhmen tonë. Duam të dalim më të forta nga kjo situatë. Falë procesit të rindërtimit të krijojmë një marrëdhënie të re me njerëzit. Disapora ka qenë investuesi më i madh në Shqiëpri. Statistikat thonë se 86% e familjeve shqiptare kanë përfituar ndihmë financiare nga të afërmit jashtë. Miliona dollarë u mblodhën pas tërmetit. Duhet të bëjmë një sër iniciativash për t'i dhënë rol Diasporës për një forcë shumë të madhe. Sot kemi tre agjenci kombëtare të Diasporës. Së shpejti do të kemi edhe një qendër studimesh dhe publikimesh për Arbëreshët. " tha Rama ndër të tjera.
"Zoti e dërgon tërmetin si një mundësi për tu penduar dhe për tu pastruar. Të gjitha rastet e tërmeteve kanë një të përbashkët. Diferencën e ka bërë ndërveprimi i atij populli brenda dhe jashtë. Pra Diasporat e vendeve të goditura kanë qenë faktor i madh në rindërtim. " tha Rama ndër të tjera.
Ne kerkojme nje pasaporte të na bejne ambasadat të cilat na trajtojne si kafshe plus qe nuk na japin duke na treguar se ku ne c vend behen, ndersa ky dashka ndihme nga emrigrantet. Turp të të vije palaco!
Përgjigjusikurse shpesh ndodh edhe kete here qeveria lyp nga emigrantet. Emigrantet qe nuk kane asnje te drejte ne ate vend. te cilet nuk kane te drejte vote, dhe nuk kane asnje mbeshteje te investojne ne ate vend apo plan per ti mbeshtetur ne rast se kthehen ne atedhe. Me shume sinqeritet i them harroje per sa me perket mua personalisht.
Përgjigju