Ish-ministrja dhe deputetja Elisa Spiropali ka mbërritur në Pallatin e Brigadave, ku sot kryeministri Edi Rama ka thirrur një tjetër mbledhje të zgjeruar të qeverisë dhe grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Ligjvënësja socialiste ka mbërritur me taksi.

Kujtojmë postimin e Spiropalit në rrjetet sociale pak ditë më parë ku fliste për struktura dhe institucione që nuk i binden më ligjit, por klaneve dhe interesave personale.

Deputetja nënvizonte se modeli aktual nuk prodhon vetëm padrejtësi, por edhe largim nga politika, nga besimi dhe nga vetë vendi.


Lajmi kryesor:

Kritikat publike të Spiropalit për PS/ Rama në mbledhjen e grupit: E ke bërë dy herë, të tretën përjashtohesh! Ose me ne, ose përballë nesh