Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas miratimit në qeveri të aktit normativ për rishikimin e buxhetit, duke e cilësuar atë si një pasqyrë të një ekonomie në rritje që krijon mundësi për më shumë mbështetje financiare për qytetarët.

"AKTI NORMATIV I QERSHORIT që sapo kaloi në qeveri është pasqyrë kuptimplotë e një vendi ku ekonomia rritet dhe mundëson një tjetër bonus për pensionistët;

një rritje kuptimplotë të mbështetjes për personat me aftësi të kufizuar, fëmijët me aftësi të veçanta, autizëm, etj., si edhe kujdestarët e tyre;

një sërë masash të tjera mbështetëse për teknologjinë, sipërmarrjen, shëndetësinë, bujqësinë, zhvillimin urban e rural, ku masa e re për financimin e mbrojtjes është më madhja ndonjëherë në historinë e Forcave të Armatosura

Në ditët në vijim do të shpjegojmë çdonjërën nga masat, por mbetet domethënëse kalimi tek bonusi i pensionistëve edhe i të gjithë të ardhurave shtesë nga rritja e çmimit të naftës",- shkruan Rama.


Lajmi kryesor:

Rishikohet buxheti i shtetit/ Dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuar! Shtohen me 10.3 mld lekë fondet e Mbrojtjes