Sot në Madrid është mbledhur samiti i NATO-së, ku pritet që liderët të arrijnë një pajtueshmëri për një përforcim në krahun lindor, me qëllim forcimin e aleancës pas pushtimit rus në Ukrainë.
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka përshëndetur mbledhjen e samitit duke e cilësuar si historik, ndërsa thekson se heqja e vetos nga ana e Turqisë, Suedia dhe Finlanda pranohen anëtare me të drejta të plota të Aleancës. Anëtarësimi i këtyre, dy vendeve në NATO thotë Berisha, ka rëndësi të madhe strategjike.
Në fund të postimit të tij Berisha uron që Aleanca më e fuqishme politiko-ushtarake e lirisë të të gjitha kohërave, nën udhëheqjen e SHBA-ve të shndërohet në Aleancë globale të vendeve të lira për mbrojtjen e paqes, lirisë, demokracisë në botë.
‘Samit Historik! Të dashur miq, sot liderët e vendeve anëtare të Aleancës së Atllantikut të Veriut mblidhen në një Samit vërtet historik për këtë Aleancë.
Në këtë Samit, pas heqjes së vetos nga ana e Turqisë, Suedia dhe Finlanda pranohen anëtare me të drejta të plota të Aleancës. Anëtarësimi i këtyre dy vendeve në NATO ka rëndësi të madhe strategjike.
Ai e bënë gadishullin skandinav dhe vetë Aleancën më të sigurtë se kurrë nga rreziku rus dhe çdo rrezik tjeter. Duke i uruar suksese Samitit dhe këtyre dy vendeve si dhe Aleances për këtë vendim historik, le të urojmë gjithashtu të dashur miq që NATO, Aleanca më e fuqishme politiko-ushtarake e lirisë të të gjitha kohrave, nën udheheqjen e SHBA-ve të shndërohet në Aleancë globale të vendeve të lira për mbrojtjen e paqes, lirisë, demokracisë në botë! #sb’- shkruan Berisha.