Qeveria në Shëngjin, Kikia: Rama filloi fushatën për zgjedhjet e 2025-ës! Nesturi: Shtrëngon ‘vidat’ e qeverisjes

Gazetari Mentor Kikia e ka konsideruar mbledhjen informale të qeverisë në Shëngjin, si një nisje të fushatës për zgjedhjet parlamentare 2025. Në një lidhje skype për “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv, Kikia tha se në këtë përfundim doli pasi pjesë e takimit dyditor të qeverisë, janë edhe drejtues politikë të qarqeve.

“Këto ndryshime janë të befta dhe historia ka treguar se as vetë protagonistët nuk dinin gjë, as ata që emëroheshin e ata që shkarkoheshin. Mbledhja e nivelit të gjerë, ajo që po ndodh në Lezhë nuk është thjesht mbledhje qeverie por janë të ftuar drejtues politikë të qarqeve. Është një lloj ‘shkundjeje’ në nivel administrativ dhe politik dhe besoj se nga Shëngjini mund të fillojë edhe ajo që unë e quaj ‘fushata e zgjedhjeve parlamentare 2025’”- u shpreh Kikia.

Ndërsa analisti Plator Nesturi tha se mbledhja informale e qeverisë në Shëngjin është më shumë si një lloj përpjekje e Ramës për të çuar qeverisjen në një nivel tjetër për të treguar se maazhoranca nuk është fituese vetëm për shkak të gjendjes ku ndodhet opozita por edhe për shkak se po vepron në funksion të mirëqeverisjes.

“Më duket se kjo mbledhje atje më tepër është për të shtrënguar vidat e qeverisjes sesa për ndryshime të tjera. Nuk përjashtohen mundësitë që të ketë edhe ndryshime të drejtorëve të tjerë të përgjithshëm. Jam dakord me Kikinë që kjo nuk ka të bëjë vetëm me një mbledhje, por një lloj pikete që po vendos Rama për qeverisjen e tij për ta çuar në një stad tjetër. Stad që nuk ka të bëjë me zhvillimet politike aq më pak me një opozitë që duket sikur ka mbetur në trafikun e rrugës së Salës. Por sfidën e ka me opinionin publik për të treguar se mazhoranca e tij nuk është fituese vetëm se ka një opozitë të dobët por se ka një mazhorancë që vepron në funksion të mirëqeverisjes”- tha Nesturi.

 Sa i takon ndryshimit në strukturën e qeverisjes, me formimin e ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Nesturi e konsideroi Blendi Gonxhen si personin e duhur për të sjellë ndryshim në funksion të zhvillimeve të shpejta të vendit. Ndërsa Kikia e cilësoi si risi këtë ndryshim që pritet të shihet sesi mund të performojë ministria nën një lidership të vetëm.

B.V/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi