Mbledhja Kosovë-Shqipëri/ Gjetaj: Show patriotik! Rexhaj kundër propozimit të Berishës për '2 shtetësinë': Shqipëria mund të na ndihmojë më shumë

TIRANË- Mbledhja e 2 qeverive për deputetin e Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj sjell vetëm lajme të mira për vendet, duke vënë theksin se me ardhjen e Albin Kurtit, këto marrëveshje nuk kanë mbetur në letër. I ftuar në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Rexhaj tha se zbatimi i këtyre marrëveshjeve ka qenë në masën 95%, në ndryshim nga sa ka qenë më herët.

“Mendoj që veçantia e këtyre 2 mbledhjeve ka të bëjë me vendimmarrjen që sipas nesh, të gjitha marrëveshjet që kanë qenë në 55% të zbatueshme, tashmë kemi arritur që në aspektin e Kosovës, këto marrëveshje kanë shkuar në 95%, ka lajme të mira për qytetarët e 2 vendeve”, tha Arbër Rexhaj, deputeti Vetëvendosjes.

Mirëpo, analisti Altin Gjetaj i qëndronte mendimit se kjo mbledhje ka ardhur në një kohë kur raportet mes 2 kryeministrave, Rama-Kurti, nuk kanë qenë mjaft të mira, ndonëse është bërë një progres në këtë drejtim. Më shumë se sa një vendimmarrje konkrete, ai e cilësoi këtë mbledhje si një shoë patriotit paksa i tepruar.

“M’u duk e sforcuar për shkak të marrëdhënies Rama-Kurti, e rëndësishme është që po bëjnë progres, 2 qeverisë po nënshkruajnë marrëveshje, mirëpo ne akoma po vuajmë nga shfaqjet e një lloj patriotizmi të tepruar sesa puna konkrete për afrimin e 2 vendeve, integrimin e 2 shoqërive, ka shumë vend për të njehsuar politikën e jashtme të 2 vendeve, që ka qenë edhe problematika më e madhe. Kurti u pa më i tërhequr dhe sikur shtrëngonte dhëmbët për të mos krijuar një lloj incidenti mes 25 shteteve vëllezër”, tha Altin Gjetaj analist.

Ato kanë dalë kundër propozimit të Sali Berishës për 2 shtetësinë, e për këtë dhanë edhe argumente.

“Tashmë Shqipëria është një proces shumë më të avancuar në politikat ndërkombëtare dhe mund ta ndihmojë më shumë Kosovës se thjesht të japë një pasaportë, Shqipëria mund të ketë një zë të veçantë për liberalizimin e vizave”, tha Rexhaj.

“Krijon probleme në marrëdhënien e 2 shteteve me ndërkombëtarët, me BE se të 2 vendet janë në procese të ndryshme të integrimit atlantit, dhe mbaj mend që është kritikuar shumë ideja e shtetësive, se mund të krijonte një fluks refugjatësh në BE, se qytetarët e Kosovës mund të lëviznin me pasaporta shqiptare”, tha analisti.

Në mbledhjen e përbashkët në Prishtinë, qeveritë e dy vendeve firmosën 19 marrëveshje. Gjatë sezonit turistik dhe festave kombëtare udhëtarët nuk do t'i nënshtrohen kontrolleve në pikat kufitare. Kosovës do i duhet kohë për të bërë disa studime, por Shqipëria vendosi t’i paraprijë duke i hequr e para tarifat doganore në kufi për bizneset. Pasi priti të dëgjojë të gjitha marrëveshjet e firmosura, Berisha tha se shqiptarët presin një pakt për dyshtetësinë ndërsa tha se kur PD të vijë në pushtet do të heqë taksën e Rrugës së Kombit.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë