Mbledhja me deputetët e Berishës pas kaosit në Kuvend, Bardhi: Do i përgjigjemi çdo provokimi të PS! Nikolla të mos bëjë shefen e protokollit të Bashës
Redaksia 31 Tetor 2023, 14:45 | Përditesimi: 31 Tetor 2023, 15:26
Gazment Bardhi, pas mbledhjes me deputetët e Berishës ka komentuar kaosin në Kuvend. Bardhi tha për mediat se do t’i përgjigjen çdo provokimi të PS. Sa i takon përleshjes fizike mes dy deputetëve, Bardhi u shpreh se po t’i mohosh të drejtat opozitës do ketë akte mbrojtje nga deputetët e opozitës. Bardhi i bëri thirrje Nikollës që të zbatojë Kushtetutën, ndërsa thotë se revolta e opozitës ka ardhur pasi nuk pranohet nga PS ngritja e Komisioneve Hetimore.
"Revolta e deputeteve të opozitës në Kuvend ka të bëjë me tre kërkesa të drejta, të pranohen komisionet hetimore. 45 deputetë kanë kërkuar ngritjen e 3 komisioneve hetimore dhe mazhoranca është e detyruar t’i pranojë, kush do jenë përfaqësuesit e opozitës në komisionin e reformës zgjedhore. Shkresa se si janë caktuar anëtarët aktualë të kom të reformës zgjedhore. Me shkresën nga PD për kryetaren e Kuvendit, specifikisht thuhet “jeni propozimet për komisionin e reformës zgjedhore dhe janë 9 anëtarët”. Kjo është procedura se si caktohen. Është çështje e deputetëve, përfshi të PL dhe PDIU që kanë përfaqësuesit e tyre, kanë dorëzuar një propozim, për përbërjen e komisionit. Nuk mundet kundërshtari politik të na thotë nuk duam këto, por do keni këto që dëshirojmë ne Nikolla duhet të heqë dorë së trajtuari e veten si specialiste e arkivit të protokollit të Bashës, duhet të respektojë rregulloren e parlamentit.
Çdo provokimi do t’i përgjigjemi me mjete demokratikët, nuk pranojmë asgjësimin e opozitës, do mbrojmë mandatet tona të fituara me sakrificë, me votë të qytetarëve. Ti mohosh të drejtat do presësh akt në mbrojtje të deputetëve të opozitës. Po na nxisin drejt akteve ekstreme, jemi gati të bëjmë çdo akt ekstrem brenda hapësirës demokratike për t’u vetëmbrojtur deputetët e opozitës", tha Bardhi.