Mbledhja në Shkodër, Vasili: ‘Jo’ bojkot Kuvendit, por marrëdhënie e kushtëzuar, Rama frikacak

Mbledhja në Shkodër, Vasili: ‘Jo’ bojkot Kuvendit, por marrëdhënie e kushtëzuar, Rama frikacak

Petrit Vasili

SHKODER-Kryetari i grupit të LSI, Petrit Vasili pas mbledhjes së opozitës në kryeqendrën e veriut deklaroi se u vendos që marrëdhënia me parlamentin do të jetë e kushtëzuar, por mohoi bojkotin. Ai tha se qëndrimi i përbashkët i opozitës është për të qëndruar përballë qeverisë deri në largimin e saj.

Kryeministri më frikacak që ka ekzistuar ndonjëherë. Së bashku me ata që drejtojnë grupin e tij, që sot hapi një parlament grabitqar, armiq të popullit. Marrëdhënia me parlamentin do të jetë e kushtëzuar, zero kompromis. Faktet tregojnë inkriminimin e kryeministrit.  Frikacakët janë në Tiranë. Kjo luftë e papajtueshme, nuk ndalet deri në çlirimin e Shqipërisë. Reagimi do të jetë shumë i fortë, format do i shikoni. Opozita nuk ka bojkotuar, ka marrëdhënie të kushtëzuar me kuvendin.
 

Petrit Vasili

Grupi i PD dhe LSI vendosën që të mblidhen paralelisht në Shkodër në të njëjtin orar që po zhvillohej seanca plenare në Tiranë në orën 17:00. Arsyeja e vendimit të opozitës lidhet me ngjarjet e fundit kriminale në kryeqendrën e veriut. Në mbledhjen e cilësuar si të jashtëzakonshme mungonte Kryemadhi, LSI përfaqësohej nga kryetari i grupit Petrit Vasili, ndërsa të pranishëm ishin edhe Berisha dhe kryetarja e Bashkisë Ademi.

Lideri i PD u shpreh se Shqipëria ndodhet në gjendje lufte, pasi po vriten biznesmenë dhe po kërcënohen gazetarë, referuar edhe rastit të sotëm të kërcënimit të gazetarit të Report Tv në Fushë Krujë, Julian Shota. Kryetari i PD Lulzim Basha denoncoi se në Shkodër në javët e fundit u rrëmbyen edhe dy fëmijë, por u liruan, pasi grupet kriminale morën gjobën që kishin vendosur.

Gjithashtu Basha i bëri thirrje drejtorit të Policisë së Shkodrës, Vehbi Bushati, të japë menjëherë dorëheqjen nëse nuk është i aftë të kryejë detyrën. Përballë kësaj situate, Basha përsëriti se nuk ka asnjë mundësi bashkëpunimi me qeverinë dhe theksoi se e vetmja rrugë është largimi i Ramës për të çliruar Shqipërinë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Highlanderi: 04/09/2018 00:18

    Ja dhe Bufi i Pulave. I trembi sorrat.

    Përgjigju
  • Ilo: 03/09/2018 19:54

    Nga kush la frike Rama nga ty mgordhalaq apo nga galloshe Monika po ik o fytyre e pjerdhur hani noj darke andej nga banda e Mustafa Licit se per gje tjeter sjeni,jeni deshtake

    Përgjigju
  • Fad: 03/09/2018 19:33

    Or fytyr e shpifur si nuk paske gale or pall nga te sharat, ty te kemi trim or byth rjepet ndersa rama esht frikacak.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)